Të respektuar qytetarë të Shkodrës ! Të nderuar pedagogë dhe nxënës ! Ju uroj 7 Marsin dhe ju falenderoj per ftesen, Më thirrët dhe erdha në vatrën tuaj të dijes ne kete pervjeto
Të respektuar qytetarë të Shkodrës !
Të nderuar pedagogë dhe nxënës !
Ju uroj 7 Marsin dhe ju falenderoj per ftesen,
Më thirrët dhe erdha në vatrën tuaj të dijes ne kete pervjetor shume domethenes. Si përherë Shkodra mbetet një nga vendet ku unë vij me kënaqësi. Këtë kënaqësi ma jep dhe mua kultura e saj e vjetër, qytetërimi i saj që reflekton prej dhjetevjecaresh ne mbare kulturen shqiptare, ndjenja juaj e perhershme per liri dhe demokraci si dhe humori juaj i mrekullueshem. Jane keta tipare qe e bashkojne qytetarine tuaj me standartet europiane te cilet po punojme me ritem te pershpejtuar t'i realizojme ne krejt vendin tone. Ne po e realizojmë integrimin e vendit në institucionet euroatlantike duke permbushur nje enderr te vjeter dhe duke korrigjuar gjithashtu nje padrejtesi e cila filloi pese shekuj te shkuar me pushtimin otoman dhe qe vazhdoi me pas me vetizolimin komunist.
Si Kryeministër i Shqipërisë, por edhe si pedagog ndjeshmëria ime rritet në ngjarje festive si kjo e sotmja. 80 vjet jubile të gjimnazit të shtetit në qytetin e Shkodrës janë një provë e shkelqyer dhe e drejtpërdrejtë e atdhedashurisë së popullit të Shkodrës, janë një provë se gjyshërit tuaj fisnikë e kishin kuptuar se nuk mund të kishte përparim të vendit pa arsimimin e njerëzve te tij. Në historinë e qytetit tuaj janë një varg shkollash dhe institucionesh arsimore që kujtohen me nderim dhe përbejnë një varg diamantesh të shndritshëm në kujtesën tonë kombëtare. Të tilla ishin Medresetë e Qafës së Pazarit, Seminari Papnor, Kolegji Saverian, Gjimnazi "Illyrikum", Normalja e Stigmatineve dhe ajo e ngritur nga Gurakuqi, Gjimnazi Franceskan etj. Me atmosferën e krijuar nga Kongresi i Lushnjës dhe ai Arsimor i Tiranës më 1922, në Shqipëri u hapën një varg gjimnazesh laikë, njëri prej të cilëve është edhe Gjimnazi Shtetëror i Shkodrës, ku do mësonin së bashku të krishterë dhe myslimanë. Ja një mesazh tjetër i qendrueshem që na e lanë të parët me akte të tilla largpamëse dhe paqtuese. Nga ana tjetër, vetë niveli i Gjimnazit të Shtetit, i cili shumë shpejt u bë vatër atdhetarie, kulture përparimtare dhe vatër progresi demokratik, janë një dëshmi forte e standarteve që janë aspiruar dhe krijuar nëpër kohë brendapërbrenda qytetarise shqiptare, qytetarise shkodrane, individit me personalitet të spikatur të qytetit tuaj. Në drejtimin dhe stafin e tij pedagogjik ka pasur profesorë të tillë vizionarë si Mirash Ivanaj, Xhevat Korça, Aleksandër Xhuvani, Gaspër Beltoja, Anton Deda, Kristaq Cipo, Simon Rrota, Taip Shkodra, Gaspër Pali, Mark Ndoja, Pol Guzhoni, Skënder Luarasi, Hamit Beqja e shumë të tjerë. Shumë nga ish-nxënësit e Gjimnazit të Shtetit të Shkodrës si Eqerem Cabej, Kolë Kamsi, Qazim Turdiu, Arshi Pipa, Alfred Uçi, Pjetër Arbnori, Besnik Sykja, Nasho Jorgaqi, Jup Kastrati etj janë tashmë pjesë e pasurisë sonë kombëtare dhe e elitës sonë kulturore.
Të nderuar miq,
Sikundër e kemi bërë të qartë, qeveria që unë drejtoj, sipas një plan veprimi të rreptë dhe thellësisht ambicioz, është plotësisht e angazhuar që ta përshpejtojë procesin e integrimit të vendit në Europën e Bashkuar dhe në institucionet e tjera euroatlantike dhe bërjen e Shqipërisë pjesë të realiteteve moderne. Ky integrim në radhë të parë e kryesisht është përmbushje dhe thellim i reformave të tregut të lirë, forcim i pandërprerë i shtetit ligjor, stabilizim dhe reformim me parametra profesionalë i administratës publike, fuqizim i ekonomisë dhe institucionave demokratike, rritje e partneritetit tonë të gjithanshëm me aleatët tanë perendimore. Qeveria që unë drejtoj është ambicioze edhe përsa i përket luftës së një vargu problemesh që ende janë tepër të ndjeshëm për ne. Nëse patëm një sukses spektakolar në lidhje me luftën kundër trafikut ilegal të qënieve njerezore dhe prej më shumë se gjashtë muajsh numëri i ilegalëve të mbërritur në brigjet italiane është zero, ne sapo kemi shpallur aksionin e pandërprerë dhe të kombinuar të luftës kundër trafikut të drogave, ndërsa po thellojmë luftën kundër korrupsionit apo krimit ordir dhe te orgabnizuar i cili na kercenon te gjitheve. Këto janë aksione komplekse që kërkojnë masa të reja ligjore ne perputhje me standaretet e Europes moderne, organizime dhe ristrukturime, marrëveshjesh ndërinstitucionale dhe ndërshtetërore me boten moderne dhe me fqinjet, por mbi të gjitha këto aksione kërkojnë orientim të qartë dhe vullnet politik te patundur. Ne nuk na mungon as orientimi, as vullneti politik dhe vesndosmeria per te vepruar.
Si Kryeministër i Shqipërisë une e di mire që vendi dhe Shkodra si pjesë e tij përballen me probleme të shumta. Një pjesë e tyre janë grumbulluar nga e kaluara, ndërsa një pjesë tjetër jane krijuar gjatë këtyre viteve të tranzicionit tonë, qe sic e kemi provuar të gjithë, (Shkodra e ka paguar gjithashtu mjaft shtrenjtë këtë konfliktualitet) ka qënë i vështirë pasi e kaluara është ende mes nesh. Është mes nesh si mentalitet, është si metodë të sjelluri, është si përplasje konceptesh, si konfliktualitet i pakuptimte me ngjyresa ballkanike që shkon në mënyrë absurde deri në marrje jetësh njerëzish, dhe në analizë të fundit si një pengesë për të perceptuar dhe përshpejtuar proceset e modernizmit te Shqiperise do te kapercehet nga te gjithe ne se bashku duke rritur kualitetin e jetës së përditëshme. Pa një frymë të re bashkëpunimi konkurues, qe nis qysh ne bankat e shkolles, pa një bashkërendim të interesave, ecja përpara e Shqipërisë do të mbetej robinje e konfliktualitetit. Dhe Shqipëria është përpara dhe përmbi interesat tona partiake. Por një Shqipëri e re, europiane, pragmatiste dhe e begatë, e çliruar nga prangat ideologjike, të cilësdo ngjyre qofshin këto eshte ajo qe na strehon dhe mbron te gjitheve.
Gjithashtu si kryeministër i vendit unë jam i mirë informuar dhe mbetem në qendër të vemendjeve dhe përpjekjeve vendimarrëse të qeverisë që unë drejtoj për të pasur më mirë në qendër të vëmendjes problemet e Shkodrës si pjesë e pandarë e synimit tone qytetar dhe bashkekohor. Nga ky pozicion ju informoj se gjatë vitit të kaluar në Prefekturën e Shkodrës qeveria shqiptare ka investuar 1.7 miliard lekë, ndërsa për vitin 2003 është planifikuar të investohen rreth 2.4 miliard lekë, ose 30 përqind më shumë se sa vitin që shkoi. Kurse për vetë rrethin e Shkodrës është programuar të investohen 1.7 miliard lekë, ose 50 përqind më shumë se sa vitit i kaluar. Në këto investime financime të huaja janë vetëm 0.5 miliardë lekë, ndërsa të tjerat vijnë nga buxheti i shtetit. Kjo do të thotë se këto para vijnë nga taksat e qytetarëve shqiptarë, pra nga taksat tuaja; kjo do të thotë se vijnë nga paret që ju paguani për ujin, për dritat dhe për detyrime të tjera. Por e vërteta është se një pjesë e qytetarëve jo përherë i paguajnë detyrimet e tyre. Përthyer në një gjuhë më të thjeshtë, kjo do të thotë se çdo detyrim i munguar është më pak drita, është më pak rrugë të reja, është më pak spitale dhe shërbime cka na mban në një ritëm ende te ngadalte ne afrimin me Europën moderne. Këto janë rregullat e funksionimit të ekonomisë së tregut dhe te shtetit ligjor dhe ne se bashku jemi të vendosur t'i zbatojmë këto rregulla.
Une nuk drejtoj ndonje qeveri që u fshihet të vërtetave dhe jo vetëm që jemi në gjendje t'i evidentojmë ato, por edhe të përballemi me guxim dhe të bashkërendojmë veprimet e aktorëve të ndryshëm te shoqerise dhe te sipermarrjes për t'i zgjidhur përfundimisht problemet. Kështu, Qeveria është realisht e shqetësuar për situatën energjitike me të cilën ju përballeni, por ju bëj me dije se vetëm për një periudhë të shkurtër janë investuar dhe do të përfundojnë së investuari deri në shtator të këtij viti, flas gjithnjë vetëm për Shkodrën, 7.5 milion Euro, por nuk mund të vazhdojmë të pranojmë që pagesat të jenë në masën 15%, ndërsa humbja në rrjet është 50%. Kjo do të thotë se kemi 85 përqind humbje te investimeve qe bejme. Presioni ligjor dhe i detyrueshëm shtetëror, i shtetit tuaj ne dobine tuaj, duhet të bashkërendohet më mirë me presionin qytetar ndaj atyre që nuk shlyejnë detyrimet. Ne jemi të vendosur tu mbeshtesim dhe t'ju udheheqim per te realizuar këto parametra te bashkejetes qytetare dhe te sherbimit ndaj njeri-tjetrit .
Në projektet tona për Shkodrën pa asnjë dyshim ai më ambiciozi mbetet synimi ynë për ta integruar më mirë atë në jetën ekonomike, sociale dhe kulturore të vendit, por edhe të rajonit. (Kjo ndërtesë e rinovuar e Teatrit "Migjeni" është vetëm një provë e realizimeve tona në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë). Është projektuar dhe po punohet me një fond prej 30 milion eurosh në rrugën Lezhë- Shkodër e gjatë 33.4 km, pasi ka përfunduar tashmë ajo Tiranë-Lezhë. Sot ne përurojmë rifillimin e lëvizjes së trenave të mallrave me Malin e Zi duke ju afruar me shume botes se zhvilluar dhe Europes qendrore. Në këtë aksion të madh promovues vlerash Shkodra do te vazhdoje te marre më mirë pozicionin e vet dhe të rivendosë autoritetin që nuk i ka munguar kurre ne vite dhe ne shekuj, si qytet i kulturës, i përparimit, i integrimit me boten e zhvilluar. Zhvillimi ekonomik dhe integrues është një kusht i domosdoshëm për një jetë më të mirë të standarteve europiane që e dëshirojmë të gjithë dhe ju para të tjerëve. Presioni i traditës suaj të mrekullueshme bashkëpunuese dhe pjesëmarrëse, bashkërenduar me presionin e realiteteve të reja do të bëjë që në Shkodër të mos flitet më për raste vrasjesh dhe hakmarrjeje, të mos flitet më për papunësi dhe urrejtje ideologjike. Roli i shkollës dhe i institucioneve edukative në këtë drejtim mbetet parësor. Unë jam i bindur se në Shkodër do të flitet vetëm për integrim, për përparim dhe kulturë. Sigurisht edhe për humorin e mprehtë dhe këngën tuaj e cila na është e vyer të gjithëve.
Gëzuar festën!
Paçi fat te mbare!