Shqipëria dhe Mali i Zi, një intensifikim i marrëdhënieve mes dy parlamenteve dhe dy vendeve.
Biseda mes Kryetares së Kuvendit dhe Kryeministrit të Malit të zi u ndal gjerësisht edhe në intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Shqipëria e finalizoi më sukses nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit në NATO dhe kjo është në interes strategjik të të gjithë rajonit. "
Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se vendet e rajonit duhet të flasin me një zë përsa i "përket integrimit euro-atlantik të kësaj zone. Është në interes të Europës, tha zoti Gjukanoviç, të përfitojë nga euroentuziazmi që ekziston sot në rajon. "Ne tha Kryetarja e Kuvendit po punojmë shumë për integrimin euro-atlanik të vendit. Ndërsa ratifkimin e MSA-së e mbyllim brenda vitit, po ecim paralelisht me ritëm për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit në NATO. Tetë vendeve që e kanë ratifikuar deri tani, pritet ti shtohen së afërmi Turqia Kanadaja dhe besojmë se edhe të tjerat me rradhë brenda pak muajsh deri në samitin e ardhshëm." Në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet parlamentare mes dy vendeve duke theksuar se ka një bashkëpunim shumë të mirë në rritje mes parlamenteve të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Si Kryetare e Kuvendit, tha zonja Jozefina Topalli, jam përpjekur për intensifikim të bashkëpunimint me parlamentet e europiane e botërore, por veçanërisht me ato rajonale. Vetëm dy javët e fundit kanë ardhur për vizita zyrtare në Shqipëri, Kryetarët e parlamenteve të Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Bullgarisë dhe po aq e rëndësishme është edhe rritja e bashkëpunimin mes strukturave parlamentare. Unë pres me kënaqësi në një vizitë të afërt në Shqipëri edhe Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi." Duke ju drejtuar Kryetares së Kuvendit, Kryeministri Gjukanoviç tha se ju presim së shpejti në një vizitë tuajën zyrtare në Malin e zi.
"Ne jemi krenarë tha Kryeministri Gjukanoviç për marrëdhëniet shumë të mira tradicionale mes dy vendeve tona, dhe kjo vizitë është vijim i kësaj tradite të respektit reciprok mes dy popujve tanë
Ne ndajmë të njëjtat objektiva europiane dhe të dy vendet tona e shohin veten në NATO dhe BE.Shqipëria e finalizoi më sukses nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit në NATO dhe kjo është në interes strategjik të të gjithë rajonit. "