Kryetarja e Kuvendit pret në takim Kryeministrin e Malit të Zi.
Pavarësia e Kosovës ka krijuar një realitet të ri stabiliteti në rajon dhe çdo plan për ndarje mbi baza etnike është një rrezik serioz për stabilitetin e Ballkanit.
Kështu u shprehën në takimin e përbashkët, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli dhe Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç duke ndarë ndarë të njëjtin mendim kundër planit gjashtë pikësh dhe për shtrirjen menjëherë në të gjithë Kosovën të misionit EULEX.
Njohja e Kosovës nga Mali i Zi ishte një hap shumë i rëndësishëm, tha Kryetarja e Kuvendit. Shqyrtimi i raportit të Ban Ki Moon është shtyrë për një javë dhe unë shpresoj se gjatë kësaj jave do të kemi një rikonsiderim të planit 6 pikësh.
Stabiliteti dhe paqja në Ballkan është shumë e rëndësishme.
Ju e njohët pavarësinë e Kosovës duke patur parasysh këtë ide, ashtu si edhe ne, me njohjen e Malit të Zi dhe Maqedonisë kemi patur parasysh pikërisht këtë ide.
Ne e njohëm Kosovën, tha Kryeministri Gjukanoviç, të binur së kjo çështje ishte zgjidhur një dekadë më parë dhe thjesht u konfirmua formalisht. Këtë vendim Qeveria e Malit të Zi e ndërmori me bindjen se kështu ndihmojmë Kosovën për të konsoliduar shtetin dhe demokracinë por ndihmojmë edhe Serbinë të mos ketë iluzione dhe të ecë përpara me objektivat e saj integruese.