“Shqipëria dhe bota 2008”85 dëshmi përmes fotosh
11/03/2009 Sjellin dëshmi të ngjarjeve të ndodhura anembanë botës. Kanë fiksuar momente historike, detaje të veçanta të jetëve njerëzore, por edhe histori rozë të përfolura gjatë një viti. “Shqipëria dhe bota 2008” është ekspozita fotografike e çelur dje në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, si një projekt i përbashkët i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP).
Nëpërmjet 85 fotove të përzgjedhura me kujdes, hasesh me histori e ngjarje nga më interesantet e të tilla që zbulojnë shumë. Një anatomi e qenies njerëzore në të përditshmen e saj, por jo vetëm kaq.
Ekspozitë trupash në lëvizje, por edhe “vdekja e ngrirë” në formën fizike të një kërcimtareje të dikurshme të flamenkos. Turma njerëzish në ekstazë e festim, një këmbë e plasaritur me thoin e gjatë të gishtit të madh, mbi një tokë djerrë, një pëllumb që ka zgjatur sqepin në një çezmë për të shuar etjen, e kështu me radhë. Çaste të lidhjes së dashurisë së Presidentit të Francës Nikola Sarkozi dhe modeles Karla Bruni, çaste të një ndeshjeje me dema etj., janë foto të fiksuara në kërkim të një rrëfimi, që flet më shumë se fjalët.
Nuk mungojnë në këtë ekspozitë as pamje të Shqipërisë në zhvillim, ndërtimi i rrugës Durrës–Kukës–Morinë apo çaste kyçe historike për popullin tonë, si pavarësia e Kosovës.
Ekspozita, e çelur nën kujdesin e veçantë të ambasadores së Republikës së Francës në Shqipëri Maryse Daviet, konsiderohet si “një traditë tashmë e vyer në bashkëpunimin dypalësh që ekziston prej vitesh mes dy agjencive”. Sipas drejtoreshës së përgjithshme të ATSH-së, “fotografia, duke qenë një nga pikat më të forta të punës së kësaj agjencie, sjell edhe në këtë ekspozitë larminë e jetës së përditshme”. “ATSH-ja mbulon 100% të vendit me informacion, transmeton mbi 200 lajme në ditë, mbi 700 foto profesionale në muaj. ATSH-ja ka mbi 20 000 vizitorë në muaj në faqen e saj të internetit, transmeton në celularët (Eagle) të të gjithë shqiptarëve mbi 200 mesazhe në muaj, tashmë transmeton lajme dhe me zë përmes shërbimit ‘Audio’, duke shfaqur në këtë mënyrë seriozitet dhe profesionalizëm në zbatimin e projekteve të saj”, - vlerësoi ajo.
Të 85 fotot e zgjedhura me shumë kujdes nga ATSH-ja dhe AFP-ja sjellin dëshmi të ngjarjeve të ndodhura në pjesë të ndryshme të botës. Nuk mungojnë në këtë përzgjedhje as fotografitë bardhezi, të vëna në dispozicion nga arkivi i rrallë i ATSH-së, të cilat në kompleks japin vetëdijshëm një pjesë të historisë së tashme dhe të shkuar të Shqipërisë, si dhe vlerat e monumenteve tipike të kulturës shqiptare. Të gjitha fotot e dy agjencive vijnë për fansat e fotografisë, por edhe përfaqësuesit e shtypit me një larmi stilesh dhe këndvështrimesh, duke treguar dhe një herë vlerën që ka fotografia në fiksimin e ngjarjeve.