Anglezi e kosovari, “karrem” të policisë në pazaret e drogës
11/03/2009 Lazaratasit e shisnin hashashin me 1 mijë euro kg, skema e plotë e infiltrimit dhe arrestimi
TIRANE- Beqir dhe Hasan Avdyli, përkatësisht xhaxha dhe nip kanë rënë në prangat e policisë së shtetit, falë dy personave civilë që janë infiltruar për llogari të policisë për të zhvilluar pazaret e drogës. Po si rrallë ndonjëherë, në operacionin policor të koduar “Darka jashtë” kanë marrë pjesë dy shtetas të huaj, ku njëri prej tyre ishte nga Kosova, ndërsa tjetri mësohet se i përket shtetësisë angleze. Kosovari bleu disa kilogramë dhe i shiti, teksa u rikthye sërish për ngarkesën e radhës, por gjatë pazarit iu prezantoi të zotëve të drogës shtetasin anglez që kërkonte të blinte mall të cilësisë së lartë. Pikërisht kur anglezi do blinte 500 kg hashash u zhvillua edhe operacioni i arrestimit. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë policisë së shtetit, të cilat thanë se dy personat (emri i të cilëve mbahet sekret për arsye hetimore), kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm në këto aksione. Burimet thanë se falë informacioneve të sakta të servirura nga personat e infiltruar, policia e shtetit mundi të hyjë pa pësuar asnjë problem në fshatin Lazarat, i cili njihet si vatra më e nxehtë dhe më problematike për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Kosovari “këmba e mbarë”
Aktualisht policia ka dokumentuar tre raste, që bëjnë fjalë për implikimin tërësisht të dy të arrestuarve në trafikun e lëndëve narkotike. Dy personat e arrestuar disa ditë më parë kishin lidhur kontakte me shtetasin kosovar të infiltruar nga policia, në mënyrë që ai të blinte një sasi të konsiderueshme droge në Lazarat dhe më pas ta trafikonte atë në qytete të ndryshme të Kosovës. Fillimisht dy të arrestuarit dhe kosovari i infiltruar përcaktuan çmimin për kilogram të hashashit, që sipas burimeve kapte shifrën prej rreth 1 mijë euro. Pasi kryen shkëmbimin e mallit, kosovari është larguar. Ndërkohë që mësohet se të gjitha këto veprime janë fotografuar, filmuar dhe përgjuar nga inspektorët e Antidrogës në terren. Lënda narkotike që blihej nga kosovari, sekuestrohej në cilësinë e provës materiale menjëherë nga policia. Duke marrë shkas nga suksesi i parë që pati kosovari, policia mendoi që ai të kryejë edhe një infiltrim tjetër. Madje mbi këtë operacion nuk ishin vënë në dijeni as punonjësit e komisariatit të Gjirokastrës.
Anglezi “oguri i zi”
Megjithëse policia kishte grumbulluar një sërë provash ndaj dy të arrestuarve, specialistët e Antidrogës menduan që t’i bënin edhe një kurth të tretë. Këtë radhë do të ishte një shtetas anglez, i cili pasi kishte kontaktuar me shtetasin kosovar, ky i fundit e kishte adresuar në fshatin Lazarat dhe pikërisht në shtetasit Beqir dhe Hasan Avdyli. Pasi kryen takimin dhe porositën drogën që do të kushtonte 500 mijë euro, anglezi jep informacionet, dhe xhaxha e nip arrestohen në orën 05:00 të mëngjesit.
Kosovari
Dy infiltrimet e shtetasit kosovar sollën grumbullimin në kohë rekord të materialeve dhe fakteve që provonin tërësisht implikim e Beqir dhe Hasan Avdylit në trafikun e lëndëve narkotike. Ata i kërkuan kosovarit për 1 kg hashash 1 mijë euro.
Anglezi
Infiltrimi i shtetasit anglez në pazaret e drogës ka sjellë finalizimin e operacionit “Darka jashtë”. Mësohet se nëpërmjet kosovarit, shtetasi anglez ishte vënë në kontakt me dy personat e arrestuar, të cilët i premtuan se lëndën narkotike do t’ia çonin në kufi me kamion.