E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romeo Pulisio të na tregojë ku u mbyt gomonia

10/03/2009  Familja Golaj këmbëngulë të gjejë trupin e një prej vëllezërve të mbytur

VLORE- Edhe pse tashmë ka kaluar më shumë se një muaj nga ngjarja ku u mbytën dy pjesëtarë të familjes Golaj, plaga nuk është mbyllur ende për këtë familje pasi trupi i vëllait tjetër nuk është gjetur ende.

Kërkesa

Gjatë këtij harku kohor familjarët e viktimave kanë tentuar të kontaktojnë disa herë me Romeo Pulision, i cili ndodhet aktualisht në Kroaci, por nuk kanë arritur dot të komunikojnë me të. “Kemi tentuar disa herë të lidhemi me Romeon për të kontaktuar, por ka qenë e vështirë, e vetmja gjë që kërkojmë është vendi ku është përmbysur varka, në mënyrë që të zhvillojmë kërkime personale”, ka thënë një i afërm i 2 viktimave Golaj. I njëjti familjar shton se edhe pse kanë kaluar javë, shpresat për të gjetur trupin nuk janë shuar pasi ka pasur raste kur trupi është gjetur dhe pas disa muajve. Kërkesa e parashtruar nga familjarët është e realizueshme nëse krijohet një lloj harte që të mund të zhvillohen kërkimet. “Edhe pse shteti kroat apo shqiptar mund të ketë vështirësi në shpenzime ne i heqim vetë, boll që të kemi një vend të kërkojmë edhe njëherë për të hequr merakun. Të paktën nëse gjendet trupi, nëna dhe familja të ketë një varr ku të vajtojë, ndërsa kështu dhimbja është e dyfishtë”. Familjarë të dy të mbyturve Spiro dhe Jani Golaj janë shprehur se komunikimi me Romeo Pulizin ka qenë i pamundur dhe se autoritetet kroate kanë refuzuar ta vënë atë në kontakt me të tjerë. Sipas familjarëve, ai është marrë në pyetje nga autoritetet kroate dhe se shteti shqiptar duhet të marrë informacion së paku për vendin ku barka e tre personave është përmbysur. “Insistojmë në këtë kërkesë pasi nuk është akoma vonë për të kërkuar trupin e të afërmit tonë”, thotë një kushëri i 2 viktimave nga e njëjta familje.

Ngjarja

Ngjarja daton në fund të muajit janar ku tre persona Spiro dhe Jani Golaj si dhe Romeo Pulisio janë nisur në një gomone sipas deklarimeve të të afërmve për peshkim. Por mjeti i tyre lundrues është fikur, ndërsa kanë mbetur në det të hapur për disa ditë me radhë. Ata arritën të kërkonin ndihmë me telefon, por nuk u arrit të lokalizoheshin dot. Pas shumë kërkimesh i vetmi i mbijetuar i tragjedisë ishte Romeo Pulisio, i cili arriti të dilte në bregdetin e Kroacisë. Një ditë më pas u gjet trupi i një prej vëllezërve, Jani Golaj, ndërsa për Spiron që prej asaj kohe nuk ka asnjë lajm. Aktualisht Romeo Pulisio është nën mbikëqyrje të autoriteteve kroate për shkak të hetimeve të ngjarjes.

Tentativa për të folur me Pulision

“Kemi tentuar disa herë të lidhemi me Romeon për të kontaktuar, por ka qenë e vështirë, e vetmja gjë që kërkojmë është vendi ku është përmbysur varka, në mënyrë që të zhvillojmë kërkime personale”, ka thënë një i afërm i 2 viktimave Golaj. I njëjti familjar shton se edhe pse kanë kaluar javë, shpresat për të gjetur trupin nuk janë shuar, pasi ka pasur raste kur trupi është gjetur dhe pas disa muajsh. Kërkesa e parashtruar nga familjarët është e realizueshme nëse krijohet një lloj harte që të mund të zhvillohen kërkimet. “Edhe pse shteti kroat apo shqiptar mund të ketë vështirësi në shpenzime ne i heqim vetë”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›