Shqipëria, disfatë 3-0 me Greqinë

Iliadhis, me dy gola të realizuar, ishte heroi i Kombëtares helene në futbollin e sallës, ndërkohë që rrjeta tjetër u shënua nga Dhelaportas. Për grekët kjo fitore e pastër duket si një revansh për humbjen e një viti më parë pikërisht në Maltë, ku Shqipëria kishte fituar 8-6 në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2008.
Përballja e radhës për skuadrën e drejtuar nga trajneri Armand Dama do të jetë kundër organizatorëve maltezë, më 20 shkurt. Dy ditë më pas, Shqipëria zhvillon ndeshjen e fundit në këto eliminatore, kundër përfaqësueses së Gjeorgjisë. Në këto dy takime të mbetura, kuqezinjtë do të kërkojnë të marrin pikë, për të evituar ecurinë e eliminatoreve të Evropianit 2007, ku e mbyllën grupin ku luanin me Turqinë, Finlandën dhe Armeninë në kuotën e zero pikëve.