E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prandeli: Kupa Uefa objektivi ynë i sezonit

Firence - Kupa Uefa mbetet objektivi kryesor i skuadrës së Fiorentinës për këtë sezon futbollistik. Ky ekip do të përballet sonte me Ajaksin e Amsterdamit për 1/16-at e Kupës Uefa. Ajaksi drejtohet nga Marko van Basten, një nga ish-legjendat e futbollit botëror. Trajneri i Fiorentinës, Çezare Prandeli, parashikon një ndeshje të bukur, duke vlerësuar edhe kundërshtarin.

“Ajaksi është një skuadër e mirë, e drejtuar nga një ish-kampion si Marko van Basten që ka bërë gjëra speciale në këtë skuadër, -deklaron Prandeli. Nuk kemi dështuar. Kemi qenë pjesëmarrës në një eveniment, dhe kemi marrë një eksperiencë të rëndësishme, dhe tani kërkojmë të shkojmë përpara në këtë eveniment”.

Ndeshja mes Fiorentinës dhe Ajaksit të Amsterdamit do të zhvillohet sonte në orën 20:45.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›