E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udinese dhe City barazojnë në udhëtim

Ekipi italian Udinese edhe pse avancoi me dy gola, nuk arriti të shënojë fitore, duke barazuar 2-2 në fushë të ekipit polak Lech Poznan, ndërsa me po të njëjtin rezultat ka përfunduar edhe ndeshja mes Copenhagen dhe Manchester Cityt. Sulmuesi italian Fabio Quagliarella hapi rezultatin në fillim të pjesës së dytë (50'), para se një autogol nga mbrojtësi i Manuel Arboleda të dyfishoi epërsinë për vizitorët, pesë minuta më vonë (50'). Megjithatë, Udinese u kapën në befasi, pasi polakët shënuan dy herë në 10 minutat e fundit të ndeshjes. Sulmuesi Hernan Rengifo ngushtoi disavantazhin në minutën e 81-të, para se Arboleda të përmirësojë gabimin, për të barazuar, gjashtë minuta para fundit të kohës së rregullt (84'). Edhe Manchester City dy herë kaloi në epërsi në udhëtim tek ekipi danez Copenhagen (golat: Onuoha, 30', dhe Ireland, 61'), por vendasit dy herë arritën të barazojnë rezultatin, të dytën herë në kohën shtesë (Almeida, 56', dhe Vingaard, 90').

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›