E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria drejt Brazil 2014, sonte pret Qipron

TIRANE- Përfaqësuesja shqiptare nis sonte në mbrëmje në orën 20:30 në stadiumin kombëtar Qemal Stafa rrugën drejt botërorit, Brazil 2014.

Përfaqësuesja jonë do të përballet në ndeshjen e saj të parë me përfaqësuesen e Qipros.

Për mua nuk ka asnjë alibi, do synojmë fitoren. Qipro nuk është Spanja, por gjithsesi duhet respektuar. Kështu është shprehur një ditë më parë, trajneri, Xhani de Biazi, i cili ka treguar se, nuk e shqetëson asgjë në prag të ndeshjes së parë eliminatore.

Formacioni i cili pritet të zbresë në fushë  nga minuta e parë; Ujkani, Dallku, Cana, Mavraj, Lila, Vila, Bulku, Kukeli, Meha, Sadiku, Salihi. Bie në sy aktivizimi i menjëhershëm i dy debutuesve, Alban Meha dhe Burim Kukeli, të cilët janë shprehur mjaft entuziast që më në fund kanë veshur fanellën kuq e zi.

Shqipëria, favorite ndaj Qipros në baste
Shqipëria do të fitojë ndaj Qipros në ndeshjen e së premtes. Kështu gjykojnë të paktën analistët e basteve, të cilët u kanë vënë një koeficient të vogël kuqezinjve, vetëm 1.90. Ndërsa për qipriotët do të jetë e vështirë të marrin një fitore, gjithnjë sipas bastvënësve, pasi koeficienti për ata është 4.00. Barazimi kuotohet në kuotën e 3.40. Ndërkohë, nëse dikush do provojë që të vendosë një bast për rezultat korrekt, në kokë, atëherë ai më i kuotuari është barazimi 1-1 (6.25). Pas këtij vjen fitorja 1-0 e Shqipërisë (7.75) dhe barazimi 0-0 (7.25). Rezultati me koeficientet më të larta janë 4-3, 4-4, 3-4, 0-4 (251.00).

Më shume për kombëtaren, vizitoni www.panorama-sport.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›