E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezoluta për prefiksin, PS: Të mbyllen procedurat para 28 nëntorit

Miratimi i rezolutës nga Kuvendi i Kosovës për unifikim të prefiksit me Shqipërinë është përshëndetur edhe nga grupi parlamentar socialist. Në një deklaratë për mediat sekretari i grupit paralamentar të PS- së, Taulant Balla, i bëri thirrje Qeverisë shqiptare të nisë procedurat që kodi + 355 të jetë i njëti portal dhe për Kosovën, ndërsa shtoi që këto procedura të mbyllen para 28 nëntorit, ditës së pavarësisë.
 

“Duhet të nisin procedurat edhe nga pala shqiptare për unifikimin e prefiksit. Qeveria shqiptare të nisë procedurat që kodit + 355 të jetë i njëti portal dhe për Kosovën. Të mos krijohet asnjë pengesë, këto procedura të mbyllen para 28 nëntorit” u shpreh Balla.
 

Vendimi i Parlamentit të Kosovës është përshëndetur më herët edhe nga PDIU, ndërsa nuk është pritur po kaq ngrohtë nga Kryeministri i vendit, i cili ndonëse theksoi se në parim është dakord me këtë ide, sipas tij kjo gjë duhet të studiohet më gjerësisht.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›