E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqësore me Armeninë në gusht

shqiperiKuqezinjtë gjejnë një kundërshtar për datën e lirë të gushtit. Në kërkim për një kundërshtar tjetër në qershor

Armenia do të jetë kundërshtari i Shqipërisë në gusht në një takim miqësor. Ky është lajmi më i fundit nga kampi i kombëtares. Zyrtarisht institucioni i futbollit ka bërë me dije se është arritur një marrëveshje me federatën armene për të luajtur një ndeshje miqësore. Takimi ndryshe nga çfarë pritej do të luhet në gusht në datën e lirë të FIFA-s.

Është vendosur gjithashtu që takimi të luhet në Shqipëri dhe jo në trasfertë ka qenë Xhani De Biazi i cili ka kërkuar me ngulm një ndeshje miqësore që sipas tij i duhet Shqipërisë para ndeshjeve të shatorit. Ndeshja miqësore do të luhet më 14 gusht. Saktësisht nuk dihet se ku do të luhet kjo miqësore sepse mund të ketë zhvillime përsa i përket stadiumit.

Armenia është një miqësore. FSHF është duke menduar që të zhvillojë një tjetër takim jo zyrtar. Shumë shpejt pritet të zbulohet se cili do të jetë kundërshtari i datës së lirë në qershor. Po punohet me intensitet por ende nuk është arritur ndonjë gjë e madhe.

Ndërkaq skuadra kuqezi ka thyer çdo tabu, duke qenë e 25-ta në Europë dhe e 48-ta në Botë. Kombëtarja shqiptare e futbollit ka bërë një kapërcim rekord në renditjen e FIFA-s, duke ngjitur plot 16 shkallë njëherësh për muajin e fundit prillin, që është arritja më e madhe e kuqezinjve tanë në këtë drejtim.

Dy fitoret e fundit radhazi, 1-0 të kualifikueses me Norvegjinë në Oslo dhe 4-1 të miqësores me Lituaninë në Tiranë, kanë mundësuar këtë arritje mbresëlënëse, që gëzon tërë shqiptarët, kudo ata janë. Muajin e kaluar kuqezinjtë renditeshin në vendin e 64-t të FIFA-s.

Shqipëria edhe në nivelin kontinental atë të UEFA-së, ka shënuar ngritje të dukshme tani është numër 25 në kontinentin e vjetër, që po ashtu shënon rritje. Kombëtarja ka lënë pas vetes edhe Slloveninë e grupit tonë eliminator, që pozicionohet e 55-ta për muajin prill, ndërsa përpara kemi vetëm Zvicrën e vendit të 15-të dhe Norvegjinë e vendit të 30-të.

Humbja ndaj nesh i ka shkaktuar zbritjen me një pozicion skuadrës norvegjeze. Veç faktit se tashmë jemi në valle për një vend në Botërorin e Brazilit, skuadra e Xhani de Biazit ka thyer një tjetër tabu, duke arritur një rezultat rekord. Një renditje e jashtëzakonshme e kuqezinjve që asnjëherë në historinë e tyre nuk janë ngjitur në një shkallë të tillë

Tifozat Kuqezi: Shpejtoni për biletat

Tifozat kuqezi kërkojnë që të jenë sa më shumë në ndeshjen me Norvegjinë. Në faqen zyrtare të tyre ata u kanë bërë thirrje gjithë përkrahësve që ndeshja Shqipëri – Norvegji më 7 qershor po afron dhe kombëtarja ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Një thirrje që vjen 50 ditë para sfidës më të rëndësishme  të kombëtares shqiptare.

De Biazi: Fiorentina e mund Milanin

Ish-trajneri i Torinos dhe Udinezes, Xhani De Biazi Viola, konsideron Fiorentinën ekipin që mund ti marrë Milanit vendiin e tretë. Në prag të sfidës mes Atalantës dhe Fiorentinës  trajneri i Shqipërisë ka lavdëruar skuadrën Violë. Ai pranon se skuadra e Fiorentinës ka potencialin për të luajtur në Ligën e Kampioneve dhe me të gjitha gjasat do të jetë antagoniste e Milanit. De Biazi pranon e skuadra e Firences në këtë moment është në formë fantastike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›