E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tieri Henri firmos për New York Red Bulls

New York Red Bulls zyrtarizoi nënshkrimin me sulmuesin francez Tieri Henri, një nga yjet e fundit që do të aktivizohet në Major League Soccer, kampionatin amerikan. Ish-sulmuesi 32-vjeçar i Arsenalit dhe Barcelonës deklaroi: “Çfarë tipi sfide mund të pres në fushë? Është i njëjti tip qysh kur unë nisa të luajë futboll kur isha gjashtë vjeç. Pres shumë nga vetja ime dhe jam i sigurt se dhe njerëzit do të presin prej meje, sidomos kur ju jeni sulmues. Unë nuk do të shkoj për pushime atje. Unë jam një garues. Nuk më pëlqen të humbas”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 14 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›