Çelsi, 30 mln euro për Balotelin

Çelsi i Karlo Ançelotit është gati të ofrojë 30 milionë euro për sulmuesin e Interit, Mario Baloteli. Lajmi u dha nga internews.it. 19-vjeçari është në fokusin edhe të Mançester Junaitid dhe Mançester Sitit. Baloteli ka pasur shumë probleme disiplinore te Interi, kampion i Europës, e të famshme janë debatet e tij me ish-trajnerin Hoze Murinjo dhe mbrojtësin Marko Materaci. Baloteli ka shënuar 20 gola në 59 ndeshje të tij në tre sezone të Serisë A, një arritje jo e vogël për një 19-vjeçar. Baloteli, pjesë e Italisë U-21, mund të marrë një ftesë nga trajneri i ri i Italisë A, Cesare Prandeli.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 14 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili