Shqiperia e Erion Braces Nga Bardh Frangu
Shoh ne Facebook nje shqetesim te albanologut suedez, Ullmar Qvick, i cili qe nga Skandinavia percjell zhvillimet e fundit ne Shqiperi qe kane te bejne me zgjedhjet e fundit. Miku i shqiptareve ka mbetur i habitur me sjelljen e deputeteve socialiste. Pamjet brenda dhe jashte KQZ-se i ka vleresuar si nje cirk. Qvick ka konstatuar se sjelljet e politikaneve shqiptare ne vendin e tij do te perbenin skandal te njemendet dhe si te tille keta politikane nuk do te kishin gjasa te vazhdonin me politike. Sigurisht qe albanologu Ullmar Qvcik ka dashur qe nepermjet facebook-ut te ndaje shqetesimin me miqte e tij shqiptare, ndryshe nuk ka mundur ta habise dhe shume kjo sjellje e politikaneve shqiptare, ndersa ne librin e tij per shqiptaret "Me shume heroizma se sa grure" ka deshmuar se eshte njohes i mire i zhvillimeve politike dhe kulturore, por edhe i etnopsikologjise se shqiptareve, duke e vleresuar ate ne kontekstin historik, per te nxjerre ne kete menyre konstatimin se shqiptaret, krahasuar me suedezet, jane diku rreth dyqind vite pas. Sigurisht qe kjo vonese e konstatuar me te drejte nga Qvick edhe flet me se miri per zhvillimet aktuale ne Shqiperi. Po nuk ishte sall ky shqetesim i albanologut suedez qe u be shkas per kete shkrim. Te lidhur per sistemin kabllor, qytetaret e Kosoves keto dite me ankth qendrojne prane dy dritareve televizive te dy kampeve politike ne Shqiperi. Edhe neper kafene, te cilat vleresohen si sallon i popullit, nuk diskutohet gje tjeter pos per keto zhvillime. Ne fakt keto dite as qe i interesojne kujt zhvillimet ne Kosove. Nuk qane koken kush as per deklaratat e Nazim Bllaces, Gani Gecit, Azem Syles a Sokol Dobrunes, sikunder as per deklaratat gjithnje e me te shpeshta e gjithnje e me serioze per ndarjen e Kosoves. Jo se keto nuk perbejne ndonje lajm per Kosoven e ngulfatur nga problemet me te ndryshme, por pse, pos interesimit te natyrshem, paketimi i lajmeve nga Tirana na vije si shume me atraktiv. Ne fakt mediet ne Shqiperi ka kohe qe kane deshmuar se nuk jane pushtet i katert, por pushtet i pare. Nga to udhehiqet politika aktuale edhe qeveritare, edhe opozitare. Ne kete aspekt Shqiperia ben nje shembull te papare e te padegjuar. Motiv shtese per kete shkrim u be edhe deshperimi i mesuesit plak, i cili qe nga djegia e Shqiperise se vitit 1997 ishte betuar se kurre nuk do ta shkelte me kembe kete vend, te cilin e kishte dashur aq shume. Ky vit i mbrapshte ia kishte djegur edhe endrren mesuesit, per ta lene qe te jetonte me hirin e saj. Sigurisht qe hero i ketyre diteve edhe ne Kosove eshte bere deputeti socialist Erion Brace. Te gjithe e njihni kete deputet te Partise Socialiste te Shqiperise. I vogel me shtat, i lehte me peshe, me sy zhbirues, por me nje zemer det urrejtjeje. Brace duket te jete ekzemplari me i dukshem nga radhet e ish pioniereve te Partise se punes, te cilet jane rritur duke kultivuar urrejtjen klasore, frutat e te ciles vazhdojme t'i shijojme deshperueshem edhe sot e kesaj dite.
Ky tip ben megafonin me te fuqishem te se majtes ne Shqiperi. Gjuha e tij si e neperkes, ka bere qe te ngjalle aversion te paimagjinueshem tek shqiptaret e Kosoves. E nese eshte aksiomatik fakti se gjuha eshte mjeti me identifikues i individit, ndersa Brace gjithnje flet ne emer te partise se tij, kjo nenkupton faktin se Partia Socialiste e Shqiperise vazhdon traditen e paraardheses se saj (Partise se Punes) ne mbjelljen dhe kultivimin e urrejtjes ne shkalle patologjike. Dikush mund te provoje te arsyetoje kete lufte te ashper te se majtes per pushtet me faktin se ata perballen me nje klase antikomunistesh po aq te eger. Megjithate kjo nuk qendron, sepse duhet pasur parasysh faktin se Shqiperia eshte i vetmi vend nga kampi i ish komunizmit qe ende nuk ka bere nje prerje ligjore me te kaluaren e saj te eger. Logjika e pushtetit parti eshte e dukshme ne kete vend njesoj sic jane te dukshem edhe bunkeret, qe per nje kohe te gjate nuk do te hiqen nga faqja e ketij vendi. Per kete edhe nuk u be ligji per lustrimin, kaq i nevojshem per nje prerje te dukshme nga e kaluara teper e hidhur. Prandaj sot ne politike, ne drejtesi, ne media e ku jo tjeter jane ne pozita te fuqishme ata qe jane te identifikuar si pjesemarres ne krimet monstruoze te regjimit te eger komunist. Ne kontekst te gjithe kesaj qe u tha reflektoi edhe ambasadori amerikan ne Tirane, Aleksander Arvizu. Ai me ironi tha se gjate vezhgimit te numerimit te votave, ne nje kuti ka pare edhe nje vote per Hysni Milloshin! Arvizu, me nje gjuhe te kultivuar diplomatike, kerkoi edhe nga lideri socialist, Edi Rama, qe ta pushonte Erion Bracen, i bindur se gjuha e deputetit socialist po pikonte benzine per djegien e ketij vendi. Po per fat te keq kjo keshille kaq dashamirese e ambasadorit amerikan nuk shkrepi ne logjiken piromane te liderit socialist, perkundrazi, Braces iu bashkuan edhe deputetet tjere socialiste, te cilet u sulen ashper mbi policine e shtetit, e cila nuk ben gje tjeter pos ruan rendin dhe sigurine te sanksionuar nga ligjet qe i kane bere po keta deputete, te cilet nje kohe bertiten dhe bllokuan rruget me motivin per hapjen e kutive, per cka edhe shkaktuan viktima ne njerez, ndersa tash bertasin dhe bllokojne rruget per mos hapjen e kutive! Madje nuk duan te hapen as ato kuti ku gabimisht ka hedhur voten edhe presidenti i shtetit, Bamir Topi! Sigurisht qe keto veprime jakobiniste te tyre po i shfrytezon ne menyre te paskrupullt lideri i pozites, antikomunisti Sali Berisha, i cili eshte i vetedijshem njesoj si Rama se ne politike mund te qendroje vetem nepermjet konflikteve te hapura, te cilat, te udhehequra nga mediet, kane kontaminuar gjithe kete vend te shqiponjave. Logjika e prodhimit te armiqve eshte nje logjike e bartur qe lehtesisht lexohet ne syte e te dy lidereve. Ndryshe te gjithe ata qe kane lexuar me kujdes voten e zgjedhjeve te fundit humbesit me te medhenj kane dale te jene Berisha dhe Rama. Ne fund, duhet thene se eshte fat i madh qe shqiptaret ne historine e tyre kane pasur gjithmone mbeshtetjen e SHBA-ve, kesaj force demokratike, per te cilen Papa Gjon Pali i Dyte eshte shprehur duke thene se Zoti e ka krijuar kete shtet per te vene paqen dhe demokracine ne bote. Sic u pa edhe ne zgjedhjet e fundit ne Shqiperi, ishte ambasadori amerikan Arvizu, ai i cili u angazhua me gjithe qenien e tij qe procesi zgjedhor te mos deshtonte qe ne start. E sikur lideri socialist ta degjonte keshillen e ambasadorit Arvizu per pushimin e Braces, sigurisht Shqiperia sot nuk do te mbulohej nga tymi i gomave, per ta erresuar edhe me perspektiven e integrimeve evropiane. Nje Shqiperi ne syte e Braces vertet duket shume e frikshme dhe shume e pa perspektive.
Marre nga "Express" Prishtine