Shqipëria e Kosova në një rrëfim fotografik
Me aparatin e saj fotografik, Isabella Balena, një fotografe italiane, ka marrë guximin të shëtisë botën. Ajo përcjell histori njerëzore ndaj instinkti e çon atje ku ka më shumë probleme. Ka qenë në Irak, Kenia, Somali, vendet e ish-Jugosllavisë e për sa na intereson më shumë në Shqipëri. Ka ndjekur nga afër rënien e skemave piramidale në vitin 1997, ka përjetuar "çmenduritë" shqiptare dhe të qenit para presionit të armëve. Fotografonte për revistën "D la Reppublica delle donne". Po ashtu, me iniciativën e saj, ka shkuar në Kukës. Ka fotografuar eksodin e shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999 dhe ka parë nga afër në sytë e tyre frikën prej dhunës e luftës. Isabella Balena rrëfen gjithë sa ka parë dhe ka fotografuar me objektivin e saj. Situatën dramatike të një vendi që kalonte nga një sistem komunist në atë kapitalist, si edhe tragjedinë e një populli në luftë, pafuqinë e tyre përballë tragjedisë që i godet dhe faktin që ata kthehen në një mjet në duart e të tjerëve dhe sjelljen e papërshtatshme të politikës ndërkombëtare.
Ju keni qenë në Shqipëri në vitin 1997 gjatë kohës së "krizës së piramidave", si edhe në vitin 1999 gjatë luftës së Kosovës. Çfarë ju shtyu të vinit?
Nga viti 1991 gjendja në Shqipëri ishte ngaherë në qendër të vëmendjes, mbi të gjitha për Italinë. Unë propozova shërbimin për revistën "D la Repubblica delle Donne". Ata pranuan që unë të vija në Shqipëri dhe të tregoja se çfarë po ndodhte në vendin tuaj asokohe, kaosin për shkak të skemave piramidale. Ndërsa në vitin 1999 u nisa me iniciativën time, vetëm në Kukës. Nuk isha me shërbim për ndonjë gazetë, por më interesonte të kuptoja se çfarë po ndodhte me eksodin kosovar.
Le të flasim pak më gjerë për vitin 1997 në Shqipëri. Çfarë patë dhe çfarë fotografuat? Çfarë ju bëri më shumë përshtypje, duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhej Shqipëria?
Në vitin 1997 shkova në Tiranë dhe në Vlorë duke ndjekur ngjarjet. Në Tiranë njerëzit krijonin radhë të gjata përpara qendrave të piramidave me shpresën se mund të tërhiqnin paratë e humbura, ndërsa revolta ishte duke u drejtuar në jug të vendit. Kur shkuam në Vlorë së bashku me disa kolegë ne mbetëm të bllokuar për ditë të tëra nga njerëzit e armatosur. Nuk mund të ktheheshim në Tiranë, imagjino, ishte kaq e vështirë sa ambasada jonë mendoi se ishte më e lehtë të dërgonte një helikopter nga Italia të na merrte. Në fakt, shërbimi për revistën përfundoi më shpejt nga sa e kishim parashikuar. Ne u nisëm drejt Italisë me një helikopter të marinës ushtarake italiane që zbarkoi në Brindisi.
Çfarë kujtoni më tepër nga ajo kohë dhe çfarë mendonit për Shqipërinë pas gjithë atyre që patë?
Në helikopter ngjau një episod që mua më ka mbetur në mendje: ndërsa ishim duke u nisur, një baba me një fëmijë në krah u ngjit papritmas në helikopter. Kishte ndërmend të arratisej drejt Italisë, por e nxorën jashtë menjëherë. Ishte një tentativë e dëshpëruar për t‘ia mbathur nga Shqipëria, kështu, pa marrë asgjë, menjëherë. Kjo ngjarje ishte emblematike për mua sa i përket gjendjes që po kalonte Shqipëria. Një vend i varfër që po kërkonte të gjende ekuilibrin mes sistemit të vjetër komunist dhe kapitalizmit të ri, i zënë në kurth prej skemave piramidale. Njerëzit ishin jashtë vetes, sepse pas dhjetëvjeçarësh kishte nisur të ndihej me të vërtetë sa të shtypur ishin, edhe një herë tjetër ishin tallur me ta nga një klasë politike e korruptuar dhe jo e përshtatshme.
Ndërkaq, ju Isabella keni qenë protagoniste edhe e krizës së Kosovës. Kjo ka qenë një periudhë tjetër e vështirë për popullin shqiptar. Si e përcollët këtë ngjarje?
Për të qenë e vërtetë nuk është se e kam ndjekur me shumë hollësi çështjen e Kosovës, të tjerë e kanë bërë më mirë se unë, e kanë ndjekur më nga afër. Unë kam qëndruar për disa ditë në Kukës.
Ato ditë, çfarë patë?
Ajo që mund të them është se duke parë kampet e të arratisurve prej Kosovës në kufirin shqiptar, ndjesia që kisha është gjithnjë e njëjta, siç më ka ndodhur për çdo vend të botës kur populli detyrohet të arratiset prej dhunës së ushtruar apo prej luftës, pra shikoj pafuqinë përballë tragjedisë që godet jetët e këtyre njerëzve, faktin që ata kthehen në një mjet në duart e të tjerëve dhe papërshtatshmërinë e të sjellurit prej politikës ndërkombëtare.
Cili prej këtyre dy episodeve ju ka bërë më shumë të mendoheni?
Janë dy ngjarje vërtet të ndryshme prej njëra-tjetrës. Pa dyshim që çështja e piramidave është një ngjarje që të bën të reflektosh vërtet shumë mbi sistemin kapitalist dhe financiar në të cilin jetojmë.
Çfarë i treguat vendit tuaj, por edhe të gjithë atyre që patën rastin t‘i shihnin me fotografitë që shkrepët në Shqipëri?
Kur punohet për të dokumentuar një ngjarje mundohesh që t‘i përcjellësh lexuesit ato që ti vetë ke perceptuar duke u munduar të jesh sa më objektiv të jetë e mundur, edhe pse e di mirë se fotografia është gjithnjë një interpretim i realitetit i përcjellë nëpërmjet syrit të fotografit.
Ju keni thënë se "keni përshtypjen se aparati juaj fotografik kishte përgjegjësinë të ishte gjithnjë diku për ndonjë njeri apo ngjarje", a ndodhi kjo edhe në rastin e Shqipërisë?
Po, sigurisht. Kjo ndodh me mua gjithmonë. Me fotografinë interpretohet realiteti, por ai nuk duhet falsifikuar asnjëherë.
A mund të më tregosh ndonjë episod të cilin ju akoma edhe sot vazhdoni ta kujtoni?
Po kujtoj që në Vlorë disa fotografë dhe operatorë fiksonin disa fëmijë që mbanin armë në krahë, të cilat ua kishin dhënë baballarët vetëm për të bërë fotografi. Por lajmi që më pas u publikua në të gjithë botën ishte: "Në Shqipëri edhe fëmijët luftojnë". Këtë unë e konsideroj një gazetari shumë të keqe, sepse përveç faktit që falsifikon realitetin, pasojat mund të jenë shumë më të rënda.
Në përgjithësi çfarë ju pëlqen të rrëfeni nëpërmjet fotografisë?
Kryesisht më pëlqen të përcjell histori njerëzore.
Cilat janë subjektet që preferoni të fotografoni?
Më pëlqejnë shumë historinë emblematike, nëpërmjet të cilave mëson vështirësitë dhe ndryshimet.
Ju keni nisur të fotografoni fillimisht në skenë, fotografi nga teatri, baleti, më pas nisët të fotografonit skenën e vërtetë, që është jeta? Përse ky ndryshim?
Zbulova fotografinë, duke nisur të fotografoj balet e teatër. Më pas skena e ndërtuar, nuk më mjaftonte më dhe e ktheva vështrimin drejt rrugës dhe jetës reale. Kështu kuptova se të bëjë këtë gjë ishte mundësi e mrekullueshme nëpërmjet së cilës unë do të mund të udhëtoja dhe të njihja shumë realitete të ndryshme. Fotografia më bën të ndihem e lirë, më duket sikur ajo e amplifikon qenien time, më shtyn drejt e te ngjarjet apo njerëzit.
Është e vështirë për një grua të shkojë në disa vende "problematike" si Iraku, Somalia, Kenia, ish-Jugosllavia, Shqipëria, India?
Jo, nuk e shikoj si problem, përkundrazi, ndonjëherë kam pasur më pak probleme pikërisht sepse jam grua. Por them se burrë a grua qofsh, kjo në fotografi nuk ka ndonjë ndryshim të madh, dhe kjo është një anë e medaljes së profesionit tim, e cila më pëlqen shumë. Por them se problemi i vërtetë për një grua dhe që është kryesisht i njëjti, është të bëjë bashkë punën dhe familjen. Dhe me një zanat si ky i imi, është vërtet e vështirë t‘ia arrish.
Në gjithë këto vende ku keni shkuar, a ju ka ndodhur të frikësoheni dhe të mendoni se ndoshta do të ishte më mirë të lini gjithçka e të ikni?
Po, sigurisht që më ka ndodhur dhe më ndodh ende të kem frikë, por këtë e shikoj si një të mirë, sepse të frenon dhe të fal ndjesinë e matjes së veprimeve që je duke bërë, të shikosh nëse ia vlen barra qiranë apo jo.
Si kalojnë ditët e një gruaje që është fotografe?
Ditët kalojnë duke u munduar të harmonizosh kohën mes familjes dhe punës dhe shërbimeve fotografike dhe, sot në të mirë e në të keq, edhe shumë kohë para kompjuterit.
Cilat janë projektet e ardhme?
Për fat të keq, në këtë moment krize, të bësh projekte është luks. Më mjafton që për momentin të jem e lumtur.