Shqiperia e Kosta Rika ne planet e mafias per mbetjet toksike

Dosja Re Mida e Prokurorise Italiane
Skandali i mbetjeve te rrezikshme te varrosura ne Somali qe dolen nga fundi i detit pas cunamit te vitit 2004. Hetimet per operacionet Re Mida dhe Mosca ne Itali per mafian qe perpunonte plehrat duke i varrosur ne jug te Italise. Si funksionon skema e ndryshimit te pullave te plehrave me kodin europian CER
Prej disa vitesh eshte ne duart e drejtesise italiane. Quhet dosja Re Mida. Ajo ka brenda vite te tera hetimesh mbi trafikun e mbeturinave. Dhe Shqiperia eshte aty. Vendi yne rezulton te jete ne harten e trafikut te mbetjeve toksike qe deshiron mafia e Kampanjas rajon ne Itali grupim qe dallohet sepse perdor rruget e narko-trafikut per te gjetur territore te reja per varreza te plehrave te rrezikshme.
Ky projekt kriminal ku perfshihet Shqiperia ndodhet ne dosje nen etiketen toka e zjarreve linku napule.org/files/2010/08/LaTerraDeiFuochi.pdf. Aty gjen te dhena te shumta per trafikun e mbetjeve te rrezikshme dhe projektet e organizatoreve.
Aty thuhet se eshte pergatitur per tu organizuar nje trafik mbeturinash te rrezikshme edhe ne Shqiperi dhe Kosta Rika. Trafiku egziston drejt Lindjes drejt Rumanise ku mafia kasaleze ka qindra e qindra hektare terrene si dhe ne vendet afrikane si Mozambik Somali dhe Nigeri - thuhet ne dosje. Ne te gjitha keto vende klanet kane pasur mbeshtetje dhe kontakte.
Por ne ditet e cunamit shkaterrues te dhjetorit 2004 boset mafioze te Kampanjes u tronditen. Ata ishin shume te preokupuar me dicka tjeter. U zbehen kur pane nga televizori imazhet e katastrofes sikur te kishin atje ne rrezik grate te dashurat dhe femijet. Ne fakt ne rrezik ishte dicka me e shtrenjte biznesi i tyre. Per shkak te dallges se krijuar nga termeti nenujor ne plazhet e Somalise mes Obbia e arsheik u gjeten me qindra ngarkesa me mbeturina te rrezikshme dhe radioaktive te groposura ne vitet 80 e 90. Perqendrimi i vemendjes mund te bllokonte trafiqet e reja por rreziku u menjanua shpejt. Fushatat e bamiresise per te shperngulurit hoqen vemendjen nga bidonet me helmet e dale nga nentoka qe lundronin perkrah kufomave. Dikur ishte bere sikur anijet me ngarkesat e trafikanteve kishin pesuar aksidente dhe i linin te mbyteshin. Fitimi ishte i dyfishte. Sigurimet paguanin per aksidentin dhe mbeturinat e rrezikshme varroseshin ne det ne fund te tij.
Sipas dosierit te realizuar ne Itali ne janar 2005 trafiku i mbetjeve urbane dhe te rrezikshme eshte nje univers ne transformim te vazhdueshem. Vit pas viti rruget dhe metodologjia e shperndarjes se plehrave jane pershtatur ne varesi te kerkesave te tregut.
Ne fillim te viteve 90 nje holding i vertete i perbere nga sipermarres klane kriminale subjekte mbeshtetese dhe politikane te korruptuar qe u pagezua nga Legambiente si Plehrat Sh.p.k. kryente transportin e plehrave urbane dhe industriale nga qendra dhe veriu i Italise drejt jugut. Nga Lombardia Piemonte por edhe Toskana drejt Kampania-s kamione TIR te ngarkuar me plehra e mbaronin rrugetimin e tyre ne vende te paatorizuara si ne shpella terrene te hapura qellimisht dhe qe mbusheshin me plehra dhe qe me pas mbuloheshin. Ne keto vite hartohen paktet e para mes kamorristeve dhe sipermarresve qe dolen ne drite me vone gjate hetimeve qe shenojne edhe nje rritje te cilesise se trafikut te mbeturinave.
Nuk behej fjale vetem per te pasur autorizimin e klaneve vendore per te mbushur gropat abuzive ne provincen e Kazertes. Subjekte te mbeshtetura vecanerisht nga klani i Kazalezeve ndertojne shoqeri per te hyre plotesisht ne biznesin e trajtimit te plehrave nga transporti deri te perpunimi i tyre. Vleresohet se ne pese vitet e fundit ne kete rajon jane shkarkuar dhe perpunuar rreth 3 milione tonelata mbetje te ndryshme nga te cilat rreth nje milion vetem ne provincen e Kazertes.
Sipas hetimeve gjate operacionit Re Mida te kryesuar nga zv.prokurori i Republikes ne Napoli u zbulua se trafikantet e plehrave ne nje kohe te shkurter arriten te groposnin neper shpella dhe gropa te hapura enkas rreth 40 mije tonelata plehrash te cdo lloji urbane speciale te rrezikshme ujera industriale etj.
Vitet e fundit rruget e groposjes ilegale te plehrave ishin shumefishuar. Hetime te tjera zbuluan implikimin e rajoneve te tjera italiane qe dukeshin te imunizuar prej mafias se plehrave sic ishte rasti i Umbrias. Ketu gjate operacionit te quajtur Mosca u zbulua groposja e 120 tonelatave te mbeturinave te industrise metalurgjike dhe siderurgjike qe vinin nga veriu i Italise per ne Napoli. Kjo ishte loja e ekomafias e cila fitonte miliarda euro nga ky trafik.
Ndiqej rruga e falsifikimit te dokumenteve nga nje qender trajtimi plehrash tek nje tjeter. Permes nje rrjeti te analisteve kimisteve nepunesish dhe transportuesish te plehrave plehrat hynin me pullen e prodhuesit dhe nje kod te percaktuar CER Katalogu Europian i Plehrave ne nje qender grumbullimi.
Me pas me nje pulle te re nga e njejta qender plehrat pa asnje trajtim dhe ne shume raste edhe duke u perzier me plehra te tjera coheshin per perpunim pasi kishin nderruar identitet. Nje perberes toksik i destinuar per te perfunduar ne nje vendperpunim te mbetjeve te rrezikshme pas nderrimit te pulles permes nje perzierjeje ishte transformuar ne nje mbetje urbane dhe ishte derguar ne vendtrajtimin e mbetjeve urbane por ne pjesen me te madhe ishin hedhur ne vendshkarkimet ilegale ose ne vendkompostimet per tu perdorur si pleh ne terrene bujqesore ose si bazamente per trasete e rrugeve. Sasite ne loje jane impresionuese ne harkun e nje viti u trajtuan ne kete menyre rreth 200 mije tonelata plehrash te cdo lloji.
arrozhanishekulli.com.al