Pa objektiv per integrimin ne Europe
Europa refuzoi ne fund te vitit te kaluar aplikimin e qeverise Berisha-Meta per te marre statusin e vendit kandidat ne BE.
Formalisht motivet e ketij refuzimi te pazakonte jane listuar ne raportin vjetor te Europes per Shqiperine. Ne lidhjen e tyre keto motive tregojne se ne gjykimin e Europes cilesia e demokracise ne Shqiperi nuk permbush ende as kriteret e kandidimit.
Duhej te kishte ndodhur nje shkundje e madhe ne Tirane. Jo thjesht se u refuzuam si kandidate. Por ngaqe kemi nje demokraci te dobet te thyeshme madje edhe te kalbur ne mjaft aspekte.
Duhej te kishte marre jete brenda nje kohe te shkurter nje pakete e re reflektimesh e masash per tu rinisur me nje mendje tjeter ne te perpjeten e integrimit europian.
Por nuk ka pasur e nuk shohim te kete as shkundje as pakete. Ne te kunderten shohim shtrengime nofullash mallkime anatema dhe veprime te zyrtareve te larte te qeverise kunder raportit te Komisionit Europian.
Ne ndarjen e viteve kemi humbur me shume se nje provim per te marre statusin e vendit kandidat. Kemi humbur dicka nga perspektiva. Nuk eshte e qarte se kur eshte provimi tjeter mundesia tjeter. Nuk eshte e qarte se cfare do te behet.
Europa na ka treguar si gjithnje detyrat e shtepise shumica prej te cilave te mbartura. Ka edhe te reja. Permbushja e tyre nenkupton marrjen e statusit te vendit kandidat. Por kjo nuk specifikohet.
Praktikisht qe prej dates 9 nentor te vitit te kaluar kur Komisioni Europian shpalli refuzimin e kerkeses se qeverise shqiptare shoqeruar me raportin perkates Europa politike eshte marre shume pak me Shqiperine.
Festat e fundvitit kane pasur ndikimin e tyre ne kete ulje te interesimit por ato nuk mund te mbulojne nje periudhe dymujore terheqjeje me ndonje deklarate te rastit.
Mendoj se Europa nuk ka qene aktive pas kesaj date se pari sepse Europa i tha dhe i beri te vetat dhe ishte radha e Shqiperise te fliste te reflektonte dhe te vepronte. Se dyti sepse qeveria e Shqiperise ka reaguar jo si te ishte nje vend kandidat por si te ishte nje vend qe sdo tia dije shume per institucionet e Bashkimit Europian duke shkaktuar habi dhe rezervim te madh ne Bruksel.
Parlamenti Europian dhe Komisioni per Zgjerimin kane identifikuar krizen politike si nje prej shkaqeve themelore te mbetjes se Shqiperise ne klase. shte me shume se e habitshme te shohesh se si nje qeveri e cila e di pse eshte refuzuar te dyfishoje e te trefishoje energjite jo ne eliminimin e shkakut te refuzimit por ne perkeqesimin e shkakut te refuzimit.
Kjo lloj sfide e pashembullt nuk i drejtohet me opozites por Europes Parlamentit Europian qe ka miratuar nje rezolute konsensuale per zgjidhjen e krizes shqiptare Komisionit Europian qe ka publikuar qendrimin e vet te qarte pse nuk u zgjidh e si duhet te zgjidhet kjo krize.
Te flasesh per integrimin ne keto kushte eshte te tallesh. Nje qeveri qe ka vertete perparesi integrimin ne Europe nuk e con kurre neper mend te sfidoje kerkesat keshillat kriteret dhe detyrat e shtepise se Europes. Vec po te jete e marre.
Jane shume shqetesuese keto qe kane ndodhur nga 9 nentori 2010 e ne vazhdim. Vetvetiu kane dale ne plan te pare pyetje te tilla si A ka qeveria Berisha nje objektiv konkret per integrimin ne vitin 2011 A eshte ne objektivin e qeverise qe Shqiperise te marre kete vit statusin e vendit kandidat ne BE Nese po cila eshte pritshmeria e qeverise ne kete pike Ne vere do ta marrim
Ne vjeshte Ne fund te vitit Nese jo kur mendon qeveria se vendi mund ta kaloje proven e kandidimit pas se ciles na prt nje pune tjeter e madhe per tu bere vend anetar Publiku shqiptar masivisht proeuropian meriton dhe kerkon pergjigje sa me konkrete.
Qeveria ka detyrimin ti jape keto pergjigje. Ne qofte se qeveria mendon se kriza politike nuk eshte nje prej shkaqeve themelore te deshtimit me statusin e vendit kandidat le ta thote e ta argumentoje. Ne kete menyre do te justifikoje edhe qendrimin sfidues qe po mban ndaj institucioneve te Europes se Bashkuar.
Ne qofte se qeveria ka ne plan dhe beson se mund tia dale permes lobisteve dhe qeverive te vecanta duke anashkaluar Bruskelin Strasburgun dhe standardet le te jape ndonje shenje.
Edhe pse kjo nuk eshte rruga e duhur qellimi e justifikon mjetin.
Paraprakisht duke mos paragjykuar te drejten e qeverise per te thene te veten une mendoj se qeveria nuk ka per vitin 2011 nje objektiv konkret per te treguar.
Ajo ben propagande me termin integrim por nuk ka ndermend te sakrifikoje as sa e zeza thote per te. Kjo qeveri e sheh integrimin ne funksion te pushtetit. Por nuk e sheh pushtetin ne funksion te integrimit. Per te pushteti qendron mbi integrimin.
Te humbesh integrimin nuk eshte asgje para humbjes se pushtetit. Ky raport shpjegon kundervenien e qeverise shqiptare me Parlamentin dhe Komisionin Europian per hetimin e zgjedhjeve. Hetimi i zgjedhjeve do te krijonte nje situate gjithnje e me te pafavorshme per manipulimin dhe manipulatoret. Hetimi bie ndesh me interesat e pushtetit.
Duke i pare si te papajtueshem pushtetin me integrimin qeveria ka bere nje zgjedhje. Ka zgjedhur pushtetin. Kjo eshte nje zgjidhje afatshkurter qe lidhet me zgjedhjet lokale dhe me realizimin e nje perbetimi gjithnje e me te gjere per largimin e Rames nga bashkia e Tiranes dhe kreu i PS-se. Me tej kreret e kesaj shumice e kane te qarte se tundimi per te mbajtur pushtetin duke sakrifikuar integrimin do te ishte nje bumerang i madh per ta.
Por bumerangu mund te filloje qe tani para se vendi te shkoje ne zgjedhje lokale. Praktikisht keshtu sic po sillet qeveria nuk mund te kete nje objektiv konkret per marrjen e statusit te vendit kandidat. Pervec fjaleve te pergjithshme ajo nuk ka cfare ti premtoje popullit shqiptar per integrimin europian.
Dhe kjo padyshim e zvogelon cdo dite popullaritetin e qeverise. Shqiptaret e dine mire vleren e Europes dhe europianizimit. E dine se kultura e Europes ajo qe ka bere mrekulline ne kete kontinent eshte marreveshja. Ne kete pike shqiptaret nuk i impresionon pershtatja prej qeverise e parulles se Presidentit te Venezueles Hugo aves do te negocioje me popullin por jo me opoziten.