E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmia e ish-ambasadorit te Shqiperise Dik Marty

Deshmia e ish-ambasadorit te Shqiperise ne Federaten Ruse ne vitet 1998-2002. Vizita ne Moske te Karla Del Pontes dhe te Dick Marty-t. Mbeshtetje ruse per vellezerit serbe dhe sulmet prej vitit 1998 te politikaneve gazetareve shkencetareve dhe akademikeve per luften clirimtare te popullit te Kosoves


Duke ndjekur me vemendje jehonen e raportit te Dik Martit vecanerisht analizat e komentet e politikaneve e medieve ruse padashur ju ktheva kujtimeve e materialeve te kohes kur kam punuar ne Moske 1998-2002. Duke germuar nder to gjeta keto shenime te mbajtura plot 11 vite me pare ku ndermjet kam shkruar


Delegacioni i Dumes ne Hage per te ndihmuar vellezerit serbe. Data 27.12.1999. Keto dite shkoi ne Hage nje delegacion i Dumes Shteterore per te paraqitur ne Tribunalin Nderkombetar materialin e pergatitur nga komisioni i Dumes Mbi krimet e NATO-s gjate operacionit kosovar.


Sic kam shkruar diku me lart Duma Shteterore e ketyre kater viteve ka qene teper aktive per te ndihmuar vellezerit serbe e per te perkrahur politiken e Beogradit....


Nuk eshte e rastit qe komisioni u prit nga vete prokurorja Karla del Ponte madje naten e Krishtlindjeve
megjithese ajo ishte me pushime. Pavaresisht nga ceshte folur e shkruar ne Rusi kunder kesaj gjykate mbas kthimit te komisionit ne Moske per cudi anetaret dhe ne vecanti kryetari i tij ish kryeministri Bashkimit Sovjetik N. Rizhkov i deklaruar haptazi pro Milloshevicit folen mire per del Ponten pritjen menyren si i kishte degjuar e deshiren me te cilen ajo kishte marre ne dorezim materialin e pergatitur sigurisht nga bashkepunetoret e Milloshevicit.


Pavaresisht nga akuzat qe permbaheshin ne material kunder NATO-s me terhoqi vemendjen ne menyre te vecante akuza qe ky komision kishte bere ne Hage per veprimtarine e te ashtuquajtures Ushtri lirimtare e Kosoves ndaj te ciles ka shume akuza te bazuara per terrorizem vrasje masive spastrim etnik per shkaterrimin dhe pervetesimin e pronave.


Rizhkovi nuk ishte mjaftuar vetem me materialin e dorezuar me fakte e dokumente sipas tij por kishte shpjeguar me fjale veprimtarine antiserbe te UK-se vrasjet masive perdhunimet djegiet plackitjet perzenien me dhune te serbeve nga Kosova etj. jo vetem para dhe gjate luftes pore dhe tani e deri na ditet e sotme.


Sipas tij Karla del Ponte e kishte degjuar me shume vemendje kishte treguar interes te posacem per keto materiale dhe kishte premtuar se gjithcka do te shihet me drejtesi.....Ne shqiptaret duhet te jemi shume te vemendshem e te mos mendojme se tani i kemi te gjithe miq.....
Keshtu i mbyllja shenimet e asaj dite..


Nje vit me vone erdhi ne Moske per vizite Karla del Ponte dhe ne shenimet e dt.20.12.2000 kam shkruar per kete vizite dhe intervisten dhene kanalit rus ORT si me poshte Pyetjes se perse kerkon bashkepunim me autoritete ruse ajo iu pergjigj Gjykata qe ajo perfaqeson eshte nje organ nderkombetar dhe ka nevoje per bashkepunim me te gjitha shtetet.


Per rastin e krimeve ne Jugosllavi bashkepunimit me autoritetet ruse ne i japim rendesi te vecante dhe kjo eshte arsyeja qe kam ardhur ne Moske....


Keto shenime dhe shume te tjera te permbledhura ne librin Rusia dhe Kosova i kam botuar ne vitin 2007 pra nje vit para se Karla del Ponte te botonte kujtimet e saj...Qe ne ate kohe kane lindur dyshime e jane shtruar pikepyetje se perse Karla del Ponte i jepte rendesi te vecante bashkepunimit me Mosken kur te gjithe e dinin qendrimin e hapur proserb te Moskes e kryesorja qendrimin teper agresiv kunder UK-se ku krahas institucioneve zyrtare e politikaneve me me peshe ishin angazhuar ushtarake historiane e shkencetare gazetare e analiste e deri demokrati Sollzhenjicin.


Nepermjet fakteve e dokumenteve qe flasin vetem per qendrimin e Moskes ndaj UK-se do te perpiqem te provoj se ato qe thote Dik Marti tani nuk jane te reja dhe se shume prej tyre jane thene me kohe nga Moska sigurisht te pergatitura ne Beograd.


Qe me fillimin e bombardimeve te NATO-s kunder Jugosllavise ne te gjithe Rusine filloi regjistrimi i vullnetareve qe do te shkonin per te luftuar ne Kosove. Sipas medieve ruse te atyre diteve ishin regjistruar rreth 70 mije vete ne krye te te cileve do te vihej komandanti i Qarkut Ushtarak te Lindjes se Largme gjenerali icikatov.


Kryesorja sic reklamohej atehere ishte se ata do te shkonin te luftonin kunder terroristeve te UK-se. Me vone disa prej ketyre vullnetareve kane shkruar kujtimet e tyre ku krahas tjerave flasin per luften e trimerite e tyre kunder terroristeve te UK-se.


Pavaresisht se muajt e pare te v.1999 propaganda ruse ishte perqendruar kunder NATO-s e veprimeve te saj kunder Jugosllavise here pas here shkruhej e flitej per terroristet e mafiozet e UK-se.


Keshtu gjate nje konference shtypi perfaqesuesi i presidentit Jelcin per problemin jugosllav ish kryeministri i Rusise ernomerdin deklaroi se Ne i njohim se kush jane tregtaret e armeve dhe te droges me ane te UK-se leviz droge me vlere mbi 3 miliarde dollare.


Mbas clirimit te Kosoves kur diskutohej per te ardhmen e saj vihet re nje sulm frontal kunder UK-se ku u vune ne gare se kush akuzonte shpifte e shante me shume.


Me dt.22 qershor Pr.Dr. Vollkov anetar i Akademise se Shkencave te Rusise dhe drejtor i njerit prej instituteve te kesaj Akademie e shpesh here keshilltar e anetar i komisioneve qeveritare shkruante Qysh ne zanafille UK-ja e ka treguar veten nje organizate terroriste me qellime politike.


Burimet e formimit te saj jane teper te dyshimta ne te ka patur edhe mercenare edhe te ashtuquajtur vullnetar te huaj-muhaxhidine nga vendet arabe. Kurse problemi i financimit te UK-se eshte me i turbullt para droge te derguara nga diaspora shqiptare si dhe disa burime te huaja...... .


Nga ana tjeter MPJ e Rusise nepermjet nje deklarate te dt.31 korrik pohonte edhe nje here boterisht se ajo Nuk e njihte UK-ne se ajo eshte nje organizate terroriste qe vazhdon te vrase e te shperngule serbet me dhune nga Kosova se UK-ja nuk ka pune me ne Kosove e jo me ta turbulloje ate dhe i bente thirrje NATO-s qe te hiqte dore prej kesaj organizate terroriste dhe se duhej shpallur sa me pare carmatosja e saj.


Ne kete periudhe here pas here deklarohej e shkruhej se mbas perfundimit te luftes jane larguar nga Kosova rreth 300 mije serbe dhe te gjitha keto nga dhuna e terroristeve te UK-se dhe se po kaq shqiptare kane ardhur nga Shqiperia e jane vendosur ne Kosove.
Ne kuadrin e nje vjetorit te sulmit ajror te NATO-s kunder Jugosllavise ne mars te v.2000 ne Moske u zhvilluan shume aktivitete per te denuar NATO-n dhe terroristet shqiptare te UK-se e kryesorja per te nxire situaten ne Kosove.


Keshtu ndermjet tjerave ne nje artikull te botuar ne Njezavisimaja Gazeta Ministri i Jashtem i Rusise Ivanov shkruante E prapeseprape edhe sot Kosova ka mbetur nje plage qe kullon gjak ne trupin e Europes. Operacioni i NATO-s i ndermarre nen parullen e sajuar per te mbrojtur shqiptaret ne fakt e acaroi me teper kontradikten nderetnike dhe coi ne debimin nga krahina te shumices se popullsise joshqiptare.


Nuk ka dite qe te mos kete njoftime per akte te reja dhune kunder serbeve ciganeve turqve dhe kombesive te tjera. Sipas te dhenave te ndryshme kane ikur me detyrim nga Kosova 250-350 mije vete.


Kurse ata qe kane mbetur atje jetojne ne kushtet e rezervateve nen mbrojtjen e paqeruajtesve nderkombetare. Mirepo kjo mbrojtje nuk garanton sigurine e tyre. Gjate nje viti ne Kosove jane vrare 1000 vete nga te cilet 800 te kombesise joshqiptare. Ka qindra te plagosur e shume te humbur pa lene gjurme.....

Ne kuadrin e fushates se madhe propagandistike qe u zhvillua ato dite ne Rusi nje vend i konsiderueshem iu kushtua UK-se. Ndermjet tjerave u tha UK-ja eshte nje organizate terroriste dhe eshte carmatosur vetem ne leter.


Ajo ruan strukturat kriminale qe ka patur armatimet etj. dhe vazhdon luften per Shqiperine e Madhe. Ajo mban ne burgjet e veta disa qindra serbe. Ose UK-ja eshte organizate e lidhur me strukturat kriminale nderkombetare ose UK-ne si organizate terroriste e kane pergatitur instruktore nga ShBA dhe disa vende te tjera te NATO-s ose Kosova cdo dite e me shume po kthehet ne plasdarm te grupimeve te ndryshme ekstremiste kriminale.


Duke marre shkas nga zhvillimet ne Luginen e Presheves dhe Maqedoni gjate gjithe vitit 2001 Moska zyrtare mediet personalitete te ndryshme te jetes ruse etj. nuk lane rast pa shfrytezuar per te folur e shkruar kuder terroristeve te UK-se gje qe u rrit dukshem mbas ardhjes se Putinit ne postin e presidentit.


Edhe me heret por vecanerisht ne kete periudhe filluan te permenden me emer komandante e aktiviste te UK-se. Keshtu duke marre shkas nga hedhja ne ere e nje autobusi ku u vrane shtate serbe Roosijskaja Gazeta e dt.21 shkurt shkruante Ne Kosove asgje nuk ka ndryshuar.


Vazhdojne te vrasin serbe dhe me poshte sulmohen ashper kriminelet shqiptare qe kane vrare e prere serbet si Agim Ceku Hashim Thaci Ramush Haradinaj Rexhep Selimi Azem Syla Sokol Bashota Naim Maloku Shaban Shala Rahim Ademi.
Ne mars presidenti i ri i Rusise V.Putin deklaronte Ne Ballkan po ndodh ajo qe ne kishim paralajmeruar.


Mbas largimit te ushtrise jugosllave nga Kosova aty u krijua vakuum te cilin e mbushen terroristet shqiptare.... ndersa po ato dite ne nje emision televiziv te kanalit RTR ndermjet tjerave thuhej Menjehere mbas largimit te trupave ushtarake e policore jugosllave nga Kosova ne vitin 1999 shqiptaret filluan vrasjet e serbeve. Gjate kesaj periudhe jane vrare mbi 1500 serbe nje pjese e te cileve nuk dihet ku jane varrosur.


Kryetari i Bashkise se Moskes J.Lluzhkov kandidat me peshe per postin e presidentit te Rusise ne nje artikull te gjate botuar ne gazeten Izvestia me 23 mars duke folur per terrorizmin shqiptar ndermjet tjerave shkruante Per terroristet dhe uzurpatoret e sotem pseudonimi mysliman eshte thjeshte nje maske e pershtatshme. Ekstremizmi i sotem lidhet jo me fene por me mentalitetin mesjetar. Ne qender te Europes mund te shfaqet nje vater e mendimit mesjetar.


Dhe do te ringjallet rreziku i shperthimit te rajonit ne sfondin e te cilit ecenia dhe Palestina do te ishin lodra kalamajsh ne rere. Qe te mos mblidhen perseri ne Puantje dhe Vjene Europa duhet qysh tani te marre vesh se cpo ndodh ne te vertete ne Prishtine.....


Me dt.21 maj ne nje emision special te kanalit televiziv RTR titulluar Rebelet shqiptare pergatiten per lufte ndermjet tjerave thuhej Ushtria lirimtare e Kosoves eshte nje organizate terroriste qe udhehiqet nga Ashim Thaci.


Pavaresisht se cfar thuhet ajo vazhdon te funksionoje njelloj si me perpara me te gjitha strukturat e meparshme ushtarake. Sic shprehej Moska zyrtare nepermjet nje deklarate te MPJ te dt.9 qershor Ekstremistet dhe separatistet shqiptare vazhdojne te frikesojne dhe te debojne serbet dhe grupet e tjera te popullsise jo shqiptare.....

Moska here pas here deklaronte se me terroristet nuk do te ulej asnje here ne tavolinen e bisedimeve madje perpiqej qe te bindte edhe te tjeret.


Duke ecur me kete logjike nga terrorizmi i UK-se u kalua ne terrorizmin kosovar ne terrorizimin shqiptar ne Maqedoni e me vone ne terrorizmin mbarshqiptar madje si nje terrorizem qe lot rol kryesor ne bote.


Me lajme per terroristet shqiptare UK-ne terroriste UK-ne Ushtria Kombetare lirimtare terroriste terroristet shqiptare te Kosoves terroristet shqiptare te Maqedonise terroristet shqiptare te Shqiperise etj. mbusheshin gazetat e lajmet e kanaleve ruse aq sa per ruset e thjeshte fjala terrorist jo radhe identifikohej me fjalen shqiptar.


Por ky ishte dhe qendrimi i Moskes dhe ne te gjitha materialet zyrtare te asaj periudhe. UK-ja Ushtria lirimtare Kombetare emertohej njelloj terroriste si UK-ja. Keshtu ne nje deklarate te MPJ te Rusise me dt.17 korrik thuhej Bashkesia Nderkombetare duhet ta kete te qarte se ne Maqedoni veprojne jo disa kryengrites qe luftojne per te drejtat e njeriut dhe te pakices kombetare por terroriste te betuar.


Ndersa me 13 gusht po kjo Ministri deklaronte se Si detonator i ngjarjeve te tanishme ne Maqedoni ka sherbyer vershimi i terrorizmit dhe ekstremizmit nga Kosova.


Me dt.8 tetor presidenti Putin duke folur para Qeverise ruse tha Ate qe terroristet po bejne ne eceni qe nga viti 1996 tani po e bejne ne Kosove nga ku perpiqen te veprojne edhe jashte saj.


Ndersa ish-kryeministri Primakov ne nje leksion qe mbajti ato dite ne Universitetin Miqesia e Popujve duke folur per Trekendeshin Afganistan-Kosove-Kaukazi i Veriut- e quajti ate -Qender te terrorizmit nderkombetar ku brinja e pare ajo Afganistan-Kosove luan rolin kryesor.


Gjate periudhes 2002-2008 Moska duke dashur te kundershtonte e te pengonte pavaresine e Kosoves krahas tjerave here pas here sulmonte UK-ne duke perseritur ato qe ishin thene shume here por tashme ne kushte te tjera kur sipas saj terroristet kriminelet trafikantet fundamentalistet etj. te UK-se ishin bere politikane kryetare partish kryeministra ministra etj..


shte teper domethenes qendrimi i Moskes mbas publikimit te Kujtimeve te Karla del Pontes.


Te gjitha mediet ruse i kushtuan nje vend te dukshem krimeve te kryera nga shqiptaret kunder serbeve paqesore ndersa institucionet zyrtare menjehere u aktivizua me te gjitha mjetet e mundshme per nderkombetarizimin e problemit dhe per te sqaruar deri ne fund krimet e terroristeve shqiptare dhe denimin e tyre.


Ne nje deklarate te MPJ te dt.8 prill 2008 thuhej Ne Moske po ndjekin me vemendje si po zhvillohen ngjarjet rreth Kujtimeve te ish Kryeprokurores se Tribunalit Nderkombetar per ish Jugosllavine Karla del Ponte per hetimin e krimeve cnjerezore ne territorin e ish Jugosllavise.


Faktet qe dolen ne drite per krimet cnjerezore kunder popullsise civile ne Kosove te kryera nga luftetaret e UK-se nen parullat e luftes per pavaresi jane shokuese. MPJ i eshte drejtuar Gjykates se Hages me kerkese zyrtare per informacione mbi krimet kunder serbeve te Kosoves qe permenden ne Kujtimet e del Pontes dhe masat e marra per publikimin e tyre.


Zyrtaret dhe media ruse e cilesonin lufetret e UK-se si terroriste shqiptare

Masakra e Recakut ruset Shqiptaret e bene vete

Qe me daljen e UK-se ne skene Moska zyrtare dhe shumica e medieve ruse kane dale hapur kunder saj. Keshtu me dt.2 mars 1998 Ministria e Puneve te Jashtme e Rusise dilte me kete deklarate Me 28 shkurt te ketij viti ne Kosove ndodhen perleshje te trupave te armatosura te shqiptareve te Kosoves me policine serbe.


Ngjarjet filluan me sulmin e terroristeve shqiptare kunder nje patrulle policie serbe....Sipas te dhenave te MPB te Serbise gjate aksionit te ndermarre si kunderpergjigje u vrane 16 terroriste .... Gazeta Izvestia dt.4 mars shkruante Dhuna ne Kosove nuk i shpetoi as Moskes. MPJ e Rusise u solidarizua plotesisht me Beogradin dhe njelloj si propaganda serbe te gjitha gjynahet ja hodhi terroristeve shqiptare.


Me 23 prill MPJ e Rusise doli me nje deklarate tjeter ku thuhej Ditet e fundit gjendja ne Kosove u ashpersua perseri. Ka njoftime per rritjen e veprimtarise se organizates terroriste te shqiptareve te Kosoves te ashtuquajtur Ushtria lirimtare e Kosoves.... ndersa Duma Shteterore Parlamenti i Rusise nepermjet nje deklarate akuzonte shqiptaret Duma e Shtetit denon me vendosmeri cdo shfaqje te terrorizmit ekstremizmit dhe separatizmit....


Per ta paraqitur UK-ne si organizate fundamentaliste te lidhur me terroristet e Al Kaedes me dt.22 korrik gazeta Izvestia shkruante Gjate luftimeve ne qytetin e Orehovacit Rahovecit jane vrare e kapur rober 16 te huaj nga te cilet gjashte vete nga Arabia Saudite nje nga Jemeni kater arabe qe jetojne ne Gjermani si dhe pese vete te besimit mysliman me shtetesi maqedonase...


Ish Kryeministri i Rusise E.Primakov shkruante Ne fund te shkurtit 1998 situata ne krahine u acarua se tepermi. Si shkak sherbeu sulmi i nje grupi terroristesh te se ashtuquajtures Ushtri lirimtare e Kosoves ndaj nje patrulle policore serbe....


Ndersa drejtori i Institutit te Sllavjanistikes prane Akademise se Shkencave te Rusise Pr. Dr. Vollkov shkruante se Ushtria lirimtare e Kosoves nje organizate krejtesisht terroriste nisi te provokonte incidente....


Aq e shqetesuar ishte Moska ne ate periudhe nga veprimtaria terroriste e UK-se sa ne fund te vitit 1998 Shefi i Shtabit i Ushtrise ruse i ka dorezuar Uesli Klarkut nje dokument ku i propozonte Qe te bashkerendohen veprimet midis NATO-s dhe Ministrise se Mbrojtjes se Rusise per te parandaluar futjen e luftetareve shqiptare dhe armatimeve ne Kosove. Madje i propozonte qe per kete te bashkepunojne me forcat serbe per te shkaterruar bazat dhe depot e armatimit te terroristeve shqiptare.....


Ish kryeministri i Bashkimit Sovjetik N.Rizhkov ne librin e tij Golgotoja jugosllave Moske v.2000 shkruante Gjate vitit 1998 ne territorin e Kosove-Metohi nga anetaret e UK-se jane kryer 1884 akte terroriste ku jane vrare 288 vete ndermjet te cileve 173 civile dhe 115 perfaqesues te Ministrise Puneve te Brendshme te Serbise jane rrembyer 292 vete nga te cilet 173 serbe dhe malazeze dhe 100 shqiptare. Nga keta 31 vete jane vrare 9 kane arritur te ikin 110 jane liruar dhe fati i 142 veteve nuk dihet.


Qe me fillimin e vitit 1999 pothuajse cdo dite mediet ruse MPJ Duma Shteterore historiane ushtarake etj. flisnin e shkruanin per veprimtarine terroriste te UK-se. Keshtu me dt.14 janar MPJ ruse organizoi nje brifing vetem per te denuar aktet barbare te Ushtrise lirimtare te Kosoves. Dhe kjo ndodhte vetem pak dite para publikimit te krimit serb ne Racak per te cilin MPJ ruse u gjet e papergatitur. Por me vone ajo u pergatit dhe doli me deklarata zyrtare antishqiptare.


Asaj i parapriu gazeta pro qeveritare Roosijsakaja Gazeta e cila me dt. 22 janar nepermjet artikullit Dyzet kufoma dhe asnje gezhoje dilte me konkluzionin se shqiptaret e kane inskenuar vete te gjithe kete ngjarje ndersa me vone me dt.25 gusht 2000 Njezavisimaja Gazeta shkruante se Kurrfare vrasjesh nuk ka patur ne Racak. Te njejten gje do te thoshte edhe ministri i jashtem Ivanov madje do i quante sjellje teatrale te shqiptareve .


Ne deklaraten e Dumes Shteterore lidhur me ngjarjen e Racakut thuhej Deputetet shprehin keqardhje lidhur me paragjykimet ndaj pales serbe mbasi nje nga faktoret e thellimit te dyshimeve dhe armiqesive midis paleve konsiston ne mungesen e reagimit adekuat nderkombetar ndaj provokacioneve te njohura perfshije vrasjen dhe kapjen e serbeve prej Ushtrise lirimtare te Kosoves.


Marti Hetimi u be me iniciativen e Rusise

Por Moska nuk u mjaftua me deklarata. Ajo ndermori veprime konkrete. Sic thuhet keto dite ne Moske me krenari Rusia ka qene nismetare per hartimin e raportit te Dik Martit. Vetem pak dite mbas kesaj deklarate delegacioni rus ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes propozoi qe Asambleja te merrte nen kontroll hetimin e krimeve te pershkruara nga del Ponte.


Keshtu kryetari i delegacionit rus Kosacov tha Ne mendojme se ne kushtet kur Tribunali hesht Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes duhet te marre situaten nen kontroll duke marre parasysh faktet qe sillen ne librin e del Pontes dhe shtoi se Kjo Asamble ka pervoje per hetime te tilla si per shembull ato per burgjet e CIA-s ne Europen Lindore duke propozuar indirekt Dik Martin qe te angazhohej me kete pune meqenese ai kishte pervoje.....


Per te ndihmuar Dikun qe atehere ne Moske filluan te flisnin me emra e akuza konkrete. Keshtu duke iu referuar gjyqit te Ramush Haradinajt Rossijskaja gazeta e dt. 4 prill 2008 shkruante Nuk perjashtohet qe se shpejti te ngrihet padi edhe kunder Hashim Thacit per rrembim civilesh serbe me qellim shitjen e organeve.


Ne muajin qershor perfaqesuesi i Rusise ne OKB V.urkin deklaronte Ne e konsiderojme si te pakenaqshme situaten ne Gjykaten e Hages. Ne presim nga Tribunali nje raport te hollesishem mbi masat e marra lidhur me zbulimet shokuese te ish prokurores se Gjykates Nderkombetare per ish Jugosllavine Karla del Ponte lidhur me faktet qe deri kohet e fundit jane mbajtur te fshehura nga Tribunali


Ndersa tani mbas publikimit te raportit te Martit kryetari i Komisionit te Jashtem ne Dumes ruse Kosacov ne nje interviste dhene radios Eho Moskvi me dt.20 dhjetor deklaroi Raporti ka qene i iniciuar nga delegacioni rus ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes dhe kete ne e kemi bere sapo u publikuan te dhenat perkatese nga goja e Karla del Pontes.


Qe nga ajo kohe eshte dashur nje pune e kujdesshme per verifikimin e gjithe ketyre fakteve dhe kjo verteton se raporti nuk eshte pergatitur me ngut e brenda nje afati te caktuar. Sigurisht qe ne e kemi diskutuar kete raport dhe une i kam shprehur falenderimet zotit Marti se raporti ishte pergatitur me ndershmeri e objektivitet pa marre parasysh se per ke behet fjale.


Jane teper kuptimplote intervistat e Dik Martit per Rossijsakaja Gazeta dhe radion Eho Moskvi mbas publikimit te raportit ku ai pohonte se hetimi u be me iniciativen e Rusise dhe madje e falenderonte per kete nisme...


Ashtu si ne shume vende te tjera raporti i Dikut pati nje jehone te gjere edhe ne Rusi. Me kete problem u moren dite me radhe te gjitha mediet ku u perseriten ato qe ishin thene shume here per UK-ne e Ashim Thacin por tashme duke perseritur ne ato qe ishin shkruar ne raport apo edhe me pare ne librin e Karla del Pontes. Me rendesishmja ishte reagimi zyrtar i Moskes e cila edhe nje here u perpoq ta shfrytezonte kete rast ne mbrojte te politikes se Beogradit per te kundershtuar perseri pavaresine e Kosoves.


Me dt.15 dhjetor ishte ne Moske per vizite Ministri Jashtem i Serbise Vuk Jeremic. Ne konferencen e perbashket per shtyp Ministri i Jashtem i Rusise S.Llavrov deklaroi Lajmet per trafik organesh njerezore ka kohe qe jane perhapur. Tani sic e kuptoj une eshte bere nje pune profesionale per verifikimin e ketyre fakteve. Ky raport nuk duhet te mbetet nje dokument sekret por duhet perhapur sa me shume.


Kjo ishte sa per ti vene vulen atyre qe kishte thene Dik Marti por kryesorja per Llavrovin ishte qe duke marre shkas nga ky raport te fliste kunder pavaresise se Kosoves madje ti kthehej edhe nje here ketij problemi sepse sipas tij Problemi i Kosoves duhet te zgjidhet vetem mbi bazen e Rezolutes 1244 te KS te OKB-se.


Ndersa me dt.17 dhjetor MPJ e Rusise deklaroi zyrtarisht se nuk i njihte zgjedhjet ne Kosove mbasi sic tha zedhenesi i saj Sazonov Ato jane organizuar nga pushtetare te nje Republike te veteshpallur......


Sipas MPJ te Rusise Perderisa ne dokument behet fjale per krime monstruoze e per me teper kur dyshohet si pjesemarres ne veprimtarine kriminale Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci... mosnjohja e Kosoves eshte edhe me e bazuar. Por njekohesisht MPJ ruse porosiste Asamblene Parlamentare te keshillit te Europes Qe ne sesionin e janarit ta diskutoje me seriozitetin me te madh kete dokument dhe te marre vendimet perkatese.


Po ate dite deputeti rus Vjatkin anetar i delegacionit rus ne Asamblene Parlamentare deklaroi se Te gjithe e dime se keta njerez udheheqesit e Kosoves kane nje reputacion te dyshimte per te thene me hapur jane kriminele lufte. Ndersa ambasadori i Rusise ne Beograd A.Konuzin ne nje interviste dhene radios Gollos Rosii akuzoi OSBE-ne se ka zhdukur arkivat dhe pushtetaret e Shqiperine se bllokojne me te gjitha menyrat cdo lloj hetimi per kete problem.


Sic u shpreh ai Del qarte se udheheqja e UK-se eshte e implikuar ne shume krime.....Akuzat per lideret kosovare jane aq publike sa nuk mund te injorohen. Nuk mund te injorohen jo vetem sepse ato jane bere ne te kaluaren por edhe sepse situata ne kete territor nuk po rregullohet aspak.


Me te drejte lind pyetja Po tanet qeveritare e deputete diplomate e zyrtare ata qe shkojne neper Europe ne Strasburg e Bruksel ne OKB e shume organizma te tjera nderkombetare a e kane ditur se cpo pergatiste Dik Marti dhe a jane marre seriozisht me keto probleme Ne se nuk e kane ditur lind edhe pyetje tjeter me e rendesishme.


Valle me cfare merren tere keta njerez qe marrin rroga e dieta te gjitha nga taksapaguesit dhe sa i si i mbrojne interesat e Shqiperise e shqiptareve te te gjithe shqiptareve pa perjashtim sepse tani ne po akuzohemi si komb. Dhe se fundi ne se e kane e ditur atehere perse kane heshtur



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›