Shqipëria e Saliut vlen 1 euro, nderi i Albana Vokshit vlen 1 lekë
Edhe pse noton në miliarda të vëna si pasuri prej përfitimeve nga postet, lidhjet dhe shërbesat ndaj kupolës familjare të pushtetit, deputetja më karizmatike e PD Albana Vokshi, kërkon të pastrojë me padi gjyqësore fytyrën e deformuar e të ndotur nga korrupsioni dhe krimet ekonomike që ka bërë nën hijen e pushtetit që i ka dhuruar babi Argitës. Këtë seri gjyqesh, Albana Ve ka nisur me deputetët e PS, duke i paditur ata për shpifje dhe cenim nderi.
Çudia në lidhje me vlerën e nderit të saj, u dëgjua në seancën e radhës ndaj dy deputeteve të PS, Mimi Kodheli e Vasilika Hysi, të cilat e kanë akuzuar me prova këtë deputete, si të lidhur me krimin ekonomik qeveritar. Deputetja e tenderave dhe koncensioneve të trojeve, naftës e gazit në favor të familjes së saj bashkë-jetuese dhe të familjes bashkëpunuese ARGITA, ka hequr dorë nga dënimi i deputeteve Kodheli e Hysi me gjobë 20 mijë euro, duke deklaruar se kërkon vetëm 1 lekë dëmshpërblim, si masë për të vendosur në vend nderin e saj të cenuar. Nuk e dimë, nëse deputete-familja e bandës SALI, kërkoi vetëm 1 lekë dëmshpërblim për përditësimin e nderit të saj, ngaqë nuk ka se ku ti çoj miliardat e fituara nga trojet, nafta, gazi e hidrocentralet, por dëgjuam publikisht, që ALBANA e PD deklaroi, se nderi i saj vlen vetëm 1 lekë. Kujtojmë, që deputetja SALI Albana Vokshi e ka nxjerr nderin e saj në ekrane TV-je, në faqe gazetash, në seanca parlamentare, konferenca shtypi e salla gjyqesh, duke e paraqitur për vlerësim si mall tregu, nëpërmjet gjyqeve për gjoba. Në gjyqin me deputetin socialist Sajmir Tahiri, Albana Vokshit i kushtonte nderi 3.3 milion lekë. Në gjyqin me deputetin socialist Artan Gaçi, Albana Vokshit i kushtonte nderi 2 milion lekë. Në gjyqin për përleshjen me ushtarët e kufirit në Kosovë, nderi i kushtoi 250 euro. Ndërsa në gjyqin e radhës me dy koleget deputete Hysi e Kodheli, deputetja Albana V.. ka deklaruar publikisht, se nderi i kushton vetëm 1 lekë!
Me këtë kurs këmbimi” deri në 1 lekë, nëse Albana e KOP-it të PD, do të hap ndonjë gjyq tjetër, të jeni të bindur që do ta ul çmimin e nderit në zero lekë. Nuk e dimë, nëse kësaj zonje i vlen nderi me zero lekë, por dje dëgjuam publikisht, se deri tek “1-lekshi” ALBANA E KPO-it e uli vet pazarin
