E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kënga Magjike, festivali i ndarjes

Share

Nga Artan Mullaj

Suksesi i Këngës Magjik, në TV Klan të kujton shkëlqimin e Hënës së plotë që fsheh me lëvizje errësirën e anës tjetër të saj. Në spektakël mungonin artistët e majtë dhe krerët e majtë. Ose nuk ishin të ftuar, ose ishte zgjedhja e tyre të refuzonin në respekt të sinqeritetit të kauzës së tyre, pjesëmarrjen në një produksion të një një kanali televiziv, që dukshëm dhe shëmtuar përkrah qeverinë e Sali Berishës. Megjithatë, spektakli ish i shkëlqyer. Një performancë emocionuese, që për një dinamikë befasimi, të bën të sjellësh ndërmend fillimet e hershme të televizionit Klan, që filloi ndruajtur dhe shkulmoi hap pas hapi barrierat drejt suksesit, pavarësisht se si. Pavarësisht inflacionit të lartë në vlerësime dhe çmime, ky spektakël  rrëmbeu vëmendjen duke u shndërruar në një festë të gëzueshme për të gjithë ata që nuk duan të mendojnë se ka momente në të cilat edhe drita fsheh errësirën. Finesë, ritëm, shkëlqim, luks i shtrenjtë, artificialitet në imazh, në veshje, në reklama…, skenë moderne, artistë, këngëtarë të rinj, të vjetër, të munduar dhe artistë të përkëdhelur nga fati, por edhe një publik shembullor, publik cilësor e duartrokitës, nganjëherë hipokrit, mes të cilit edhe kryeministri i vendit, e natyrisht,i gjithngahershmi, kryebashkiaku i lumtur Tiranës, Lulëzim Basha.

E rëndësishme është që në spektakle të këtij lloji, përmase e suksesi, kur kënaqen të gjithë njëlloj, krerët e vendit nuk janë ata mëkatarët e ditës, me kusure në shpinë, por janë thjesht spektatorë. Duke mos qenë protagonistë, ata nuk e kanë atë maskën e bronztë të pushtetit, që disave ju duket flori e të tjerëve qymyr dhe prandaj pranohen pa paragjykime, nga shikuesit e thjeshtë. Kur njerëzit duan të shijojnë artin dhe fantazinë, politika zhvendoset në qoshe, si një qenie e mplakur. E rëndësishme është që shikuesit nuk do të kenë rast tjetër të shohin harlisjet e kryeministrit, ndërsa ai qeshte açik-gojëhapur me humorin inteligjent të Ermal Mamaqit. Vështirë natyrisht ti jepet rasti dikujt të shohë përsëri se sa fëminore dhe të shëmtuar e ka të mbiqeshurën edhe kryebashkiaku Basha. Si një erë e fortë, arti shpërndan retë e mërzitshme të politikës, bashkë me kujtimet e këqija që papushim ajo prodhon për vendin e saj. Dhe pa asnjë dyshim, në momente të tilla, vështirë të kish atë çast dikush dëshirën të sillte në mëndje të zezat e pushtetit, që për shumicën e shqiptarëve janë shumë serioze. Së paku atje, shqiptarët, të majtë e të djathtë, militantë ose jo, në sallë ose para ekranit, më siguri preferuan të shijojnë atë çka shijonte njëlloj edhe kryeministri i tyre, pavarësisht se pastaj, mbas shfaqjes, nuk do ti priste një makinë luksoze në dalje ose një darkë e shijshme me kamarierë ekzotikë, kushedi ku, por një pjatë fasule, me karotë edhe spec djegës.

Pra natyrisht në spektakël mungonin të majtët. Përtej zgërdhitjeve të demokratëve në sallë, mungesa e të majtëve nuk do të ish aq serioze, nëse nuk do të krijonte perceptimin e përgjithshëm se përçarja e shqiptarëve ka shkuar shumë thellë, deri në palcë, aq sa ndihet jo vetëm në betejat politike, por edhe në festivale muzike. Madje, akoma më serioze, këtë mungesë e bën fakti se induksionet magnetike të politikës, kanë thithur në kurthin e tyre edhe artistë, që për një arsye ose një tjetër, bëhen palë. Dihet që është shtuar lista e këngëtarëve të cilët  për karrierën e premtuar në politikë, dhe për zinë e karrierës së tyre artistike, janë shndërruar në militantë partish, përkrah liderëve. Për shumicën, ky nuk është lajm i gëzueshëm. Virusin e kësaj joshjeje të shëmtuar për të hyrë në politikë, mbase e solli e para Çiljeta, por kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që ky virus po prek artistë me radhë, të rinj e të vjetër. Nuk është e rastit që edhe pse Çiljeta nuk morri pjesë në spektakël, hija e saj prej politikane të ardhshme pranë Sali Berishës, u ndie në performancën e Greta Koçit, që për politikën e bëri kurban edhe ajo adhurimin e ish-fansave të saj socialistë, që me siguri  tani në mos si një djallushe, e shohin atë si motrën e vogël të Çiljetës.

Në spektakël ishte pra Greta Koci, që shkëlqente prej lumturisë së ardhshme të qenies në politikë, por nuk ishte Elsa Lila. Ishte Blendi Fevziu, por nuk ishte Sokol Balla. Ishte Aldo Bumçi, por nuk ishte Erion Velia. Mungesa këto që do të ktheheshin mbase përmbys nëse Kënga Magjike do të jepej ne Top Channel.

Ishte Sali Berisha, por nuk ishte Edi Rama.

Mungonte Edi Rama, por ishte kryetari i bashkisë, që tregoi se e ka zhvilluar mjaft atë talentin për të fshehur vrasjen e ndërgjegjies për mosmbajtjen e premtimeve dhe atë talentin tjetër për të manipuluar realitetin e Tiranës, që edhe pa këtë gjë, nxin tmerrësisht shumë.

Do të ish e natyrshme kureshtja e një qytetari të thjeshtë se si do të zbavitej në këtë spektakël edhe kryetari i opozitës. Si do ta kish ai të qeshurën e fortë, emancipuese apo fodulle, dhe si do ta ngjiste vështrimin mbi fytyrën e epshtë të Gymyshit shpirtmirë. Dhe më e natyrshme do të ishte të shihej si do të ndihmonte ai, duke qenë një lider, dhe duke marrë pjesë në mbështetjen e artit dhe në krijimin e një zakoni të ri të menduari, ku morali i pistë i politikës nuk duhet të ndyjë shenjtërinë e artistit.

Do të ish interesante të ndodhej në spektakël avokati Ngjela, ndoshta fare pranë Blendi Fevziut. Të ndodhej pranë tij, në mënyrë që minutat e pushimeve publicitare të diskutonin për librat e tyre, që nuk u trajtuan ndershmërisht në media dhe në panele, duke stimuluar edhe aty një polarizim të ri. Ti jepnin arsye të mira njëri-tjetrit për përshtypjet e ndryshme në panair e sidomos për politizimin absurd të politikës absurde të këtij panairi, ndërsa të majtët u frymëzuan e ndenjën në radhë të blinin vetëm Kurbanin e Ramës, të djathtët fanatikë u çoroditën dhe blenë vetëm Enver Hoxhën e Fevziut, dhe të përzierit, të hirtët, të paqartët, kujtimet e Helenës.

Do të ishte ngushëlluese dhe mësimdhënëse dhe edukuese që Greta Koçi të kish një duet me Dr. Florin, për të kujtuar fansat e tyre, por edhe shefat e tyre në politikë, se përveçse kënaqësi, arti ndihmon të kuptohet që politika mund dhe duhet të jetë kundërshti, por jo armiqësi.

Çfarëdo që të ketë qenë arsyeja se përse mungonin në këtë spektakël kryetari i opozitës dhe krerët e majtë, dhe analistët e majtë, dhe artistët e majtë, dhe kundërshtarët politikë të kryeministrit, ky eveniment ishte një arsye shumë e mirë të shfrytëzohej për të bërë diferencën, për të krijuar një emancipim të ri. Pa shpenzime, pa lëndime sedrash dhe pa egoizëm, ky emancipim dhe ky  perceptim  mund të krijohej modestisht duke qenë të gjithë të pranishëm në një eveniment kombëtar siç është Kënga Magjike, të majtë e të djathtë, të ftuar dhe të vlerësuar në këtë festival dhe në festa të ngjashme me produksione të tjera, në kanale të tjera.

Por nuk ndodhi kështu, humbi një shans dhe politika ngjiti një shkallë më shumë drejt verbërisë së saj që shpejton frikshëm ndarjen fatale të shqiptarëve. Duke qenë të ndarë edhe në ngjarje të tilla, kjo vërteton se polarizimi shqiptar ka mbërritur në një pikë kritike. Shqiptarët rreshtohen gjithnjë e më shumë në përballjet me njëri tjetrin, duke rrezikuar që

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›