E Martë, 3 Nëntor 2026

Shqipëria e dyta pas Arabisë Saudite për rritjen e numrit të turistëve në qershor 2023

Shqipëria vjen e dyta pas Arabisë Saudite për sa i përket rritjes së numrit të turistëve në muajin qershor.

Lajmin e ka njoftuar në rrjetet sociale ministri i Brendshëm Taulant Balla. 

Duke iu referuar statistikave të publikuara nga Organizata Botërore e Turizmit, nënvizon se në qershor të vitit 2023, Shqipëria është renditur e dyta pas Arabisë Sauditë për rritjen e numrit të turistëve.

“Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit, SHQIPËRIA renditet e dyta në botë pas Arabisë Saudite për rritjen e numrit të turistëve për këtë vit deri në muajin qershor 2023. Shikoni renditjen botërore”, shkruan ministri Balla. 

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›