Greqia, plan per reduktimin e emigracionit te paligjshem
ATHINE - Autoritetet greke te rendit kane vendosur qe te nisin nje aksion kunder emigranteve klandestine. Zevendesministri i Brendshem per ceshtjet e Rendit Publik, Hristos Markojanakis, cituar dje nga mediat greke, tha se "policia eshte duke punuar qe pas nje muaji te nderhyje pasivisht, kunder emigracionit te paligjshem". Klandestinet do te priten ne qendra pritese, qe do te krijohen posacerisht per ta, deri ne riatdhesimin e tyre ne vendet e origjines. Autoritetet i prene rrugen reagimit te mundshem nga organizatat per mbrojtjen e te drejtave te njeriut, duke sqaruar se jane siguruar fonde qe keto qendra te funksionojne ne kushte normale njerezore, me nje personel mjekesor dhe ushqim.
Me heret, kete e kishte paralajmeruar kryeministri grek, Kostas Karamanlis, i cili humbi zgjedhjet e BE, njoftoi para pak ditesh ashpersimin e masave kunder emigracionit klandestin. Madje kreu i qeverise konservatore te se djathtes, Karamanlis, kerkoi qe Samiti i ardhshem i Bashkimit Evropian, te dale me vendime lidhur me emigracionin.
Karamanlis, ka cituar sondazhet me banore te Athines, ku shume prej tyre, shprehen se emigrantet klandestine qe vleresohen ne te pakten 250 mije, shume prej tyre shqiptare, jane nje burim i mirefillte pasigurie ne Greqi.
Ministria e Brendshme ka dale me disa shifra konkrete per luften ndaj klandestinitetit, gjate vitit te kaluar. Ajo pohoi se gjate 2008, afro 148 mije emigrante te paligjshem jane ndaluar ne Greqi, kur kjo shifer ne 2007 ishte 122 mije. Numri me i paket i klandestineve te kapur, shenohet pese vjet me pare, ne vitin 2004 me 45 mije klandestine te ndaluar. Shifrat jane edhe me tronditese dhe ne disfavor te emigranteve, kur mesohet se ne periudhen janar-prill 2009 jane kryer 9.800 arrestime, ku 4.800 kane qene emigrante. Vitin e kaluar u shenuan 8.100 arrestime ku emigrante ishin 3.150. Nderkohe ne kater muajt e pare te 2009, u shenuan 554 grabitje dhe plackitje, mes tyre 55 me arme, ku pjesa me e madhe kane per protagoniste emigrantet, me se shumti shqiptare, me ngjyre, etj.