E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i klandestineve, "shtetrrethim" me police ne kufi



Efektivet e Policise Kufitare ne Gjirokaster, kane rritur masat e kontrollit te regjimit kufitar ne vijen e gjelber, midis Shqiperise dhe Greqise. Sipas zyrtareve ne Drejtorine Rajonale te Kufirit, me rritjen e temperaturave eshte shtuar dukuria e klandestineve qe tentojne vendin fqinj, pa dokumente. "Kemi rritur numrin e policeve ne sherbim, pergjate vijes kufitare me Greqine, me qellim frenimin e grupeve te klandestineve te cilet mund te tentojne te hyjne ilegalisht ne token greke", tha nje drejtues i Policise Kufitare per "KJ". Perpara disa ditesh, efektivet e kufirit, goditen nje rast te trafikimit te tete klandestineve, prej te cilit dy trafikantet e perfshire ne te, do te perfitonin ne total nje shume prej 14 mije eurosh. "Ne ditet e Veres, ne perballemi me nje fluks ne rritje te personave qe tentojne te kalojne ilegalisht kufirin me Greqine, c'ka ka bere qe te perforcojme punen tone ne stacionet kufitare te Kakavijes, Sopikut dhe Carcoves", thone burime ne Policine Kufitare te Gjirokastres. Krahas forcimit te kontrollit te regjimit kufitar, mbajtjes nen vezhgim te vazhdueshem me kamera termike te vijes se gjelber te kufirit etj., eshte rritur edhe prania e postblloqeve te policise ne rruget kombetare, qe lidhin zonat kufitare me pjesen tjeter te vendit si, Tepelene-Gjirokaster-Kakavije, apo Permet-Tri Urat.

Blerim Kore

Kontrollet

Policia Kufitare po i kushton nje kujdes te vecante ne kete drejtim edhe analizimit me hollesi, te cdo informacioni qe mberrin ne rruge operative, ne lidhje me veprimtarine e paligjshme te individeve dhe grupeve te ndryshme qe trafikojne klandestine, ne te dyja anet e kufirit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›