Shqipëria e vogël ndaj Skocisë, për ta nisur me këmbë të mbarë
Do të jetë Shqipëria e vogël, përfaqësuesja jonë Shpresa, ajo që do i paraprijë ndeshjes së mbrëmjes mes Kombëtares dhe Hungarisë. Kuqezinjtë e U-21 do të presin sot në 15:30 në "Ruzhdi Bizhuta" të Elbasanit kundërshtarin e parë të grupit 10, Skocinë, takim i vlefshëm ky për eliminatoret e Evropianit U-21 2011. Objektivi i djemve të trajnerit Artan Bushati është nisja e mbarë e këtyre eliminatoreve, edhe pse përballë do të kenë një emër të madh. "Shpresojmë që stadiumi ‘Ruzhdi Bizhuta‘ të na sjellë fat. Është një grup i mirë lojtarësh, që besoj se do të tregojë vlera, duke filluar nga ndeshja me Skocinë", ka nënvizuar tekniku i Shpresës, i cili ditët e fundit ka filluar të ndjejë një dhimbje koke për shkak të dëmtimeve të tre prej lojtarëve të tij kryesorë. I pari është Hysa, i cili u dëmtua në ndeshjen miqësore të luajtur ndaj Elbasanit. Sipas stafit mjekësor, ai nuk do të jetë në fushë. Po kështu, gjendje gripale paraqet futbollisti Shehaj, teksa së fundmi për shkak "emergjence" U-21-shit i ka ikur edhe portieri Ujkani, i cili është grumbulluar me Kombëtaren e madhe pas dëmtimit të Beqajt. Në dispozicion të Bushatit është edhe talenti Jahmir Hyka, i lënë jashtë Kombëtares së Hanit. Lojtarët që janë aktualisht të disponueshëm gëzojnë formë të mirë. Edhe kundërshtari nuk duket më pak ambicioz edhe pse tregohet modest në prononcimin e tij para gazetarëve. "Nuk ka shumë rëndësi se kush fiton. E rëndësishme është që të luhet futbolli i bukur, pasi ky është qëllimi i turneve të tillë", tha trajneri i skocezëve, Billi Stark.
Grupi 10
N P
Austria 0 0
Bjellorusia 0 0
Skocia 0 0
Shqipëria 0 0
Azerbajxhani 0 0
Ndeshjet
Sot (15:30)
Shqipëri-Skoci
01/04/09 (18:30)
Skoci-Shqipëri
Grupi 10
N P
Austria 0 0
Bjellorusia 0 0
Skocia 0 0
Shqipëria 0 0
Azerbajxhani 0 0
Ndeshjet
Sot (15:30)
Shqipëri-Skoci
01/04/09 (18:30)
Skoci-Shqipëri