E Diel, 1 Nëntor 2026

Të dielën ndryshon ora, ecën me 60 minuta para

Duke filluar nga dita e diel të gjithë do të zgjohemi një orë më herët për të filluar aktivitetin e përditshëm. Kjo pasi akrepat e orës do të shkojë 60 minuta para. Një gjë e tillë do të ndodhë pikërisht natën mes ditës së sotme dhe së dielës, në orën 2:00 të mëngjesit. Pas kësaj, më 29 mars hyn në fuqi edhe ora "e re" zyrtare. Ajo do të orientojë kohën në ditë-netët tona për shtatë muaj me radhë deri në natën mes 24 dhe 25 tetorit. Kjo i ka dhënë fund periudhës së orës diellore që shoqëron 5 muajt dimërorë, me objektivin për të fituar një orë dritë më shumë.

I quajtur ndryshe numërimi i orës verore, ky ndryshim do t‘u japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë sa më shumë ditën dhe rrezet e diellit. Në vende të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale. Për vendet e Bashkimit Evropian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.

Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike. Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. I pari që ka hedhur idenë e ndryshimit të orës ka qenë Benxhamin Franklin, i cili në 1784 kërkoi që ora duhej të "ndiqte" diellin, pra dritën. Kjo do të ishte edhe një mënyrë për të pasur një kursim energjetik. Ideja e Franklinit në atë kohë nuk u përkrah. Por ka ende vende si Japonia, e cila nuk e aplikon ndryshimin e orës. Akrepat nuk spostohen as në një pjesë të mirë të Azisë, ashtu si dhe në Afrikë. Një situatë krejt e çuditshme në lidhje me ndryshimin e orës është edhe në Antarktidë, pasi këtu ora zyrtare ndryshon në raport me flamurin e vendosur në bazat e ngritura për motive shkencore e politike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›