E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia emeton me sukses eurobondin e pare. Bode Siguruam 300 milione euro nga tregu nderkombetar

28-10-2010 / Gazeta 55

Shqiperia ka arritur te siguroj per here te pare eurobondin prej 300 milion euro ne tregjet financiare nderkombetare. Kreu i financave Ridvan Bode e ka quajtur emetimin si nje arritje pasi sipas tij Shqiperia tashme eshte kthyer ne nje vend te sigurt per investitoret e huaj. Nderkaq Bode ka rikonfirmuar qendrimin e tij per perdorimin e eurobondit se nuk do te perdoret per financimin e deficitit buxhetor. Sipas tij 200 milon euro do perdoren per financimin e kredise sindikale qe u mor vitin e kaluar dhe pjesa tjeter do hyj ne tregun e brendshem. Eurobondi prej 300 milion euro me interesa te favorshme do te ule koston e borxhit ne vend po ashtu do te krijoj likuiditet ne tregun monetar te vendit. Qe nga ky moment Shqiperia eshte pjese e tregjeve te kapitaleve boterore eshte pjese e transaksioneve me te besueshme qe kane sot ekonomite boterore. Sapo u njoftuam se tregu i kapitaleve i ka hapur driten jeshile Shqiperise permes perfundimit me sukses te procedurave per emetimin e te parit eurobond ne historine nje shekullore te shtetit shqiptar. Eurobondi i saponjoftuar nga dy bankat drejtuese te transaksionit Deutsche Bank dhe JP Morgan konfirmohet te jete ne nje prerje prej 300 milion euro dhe me nje cmim kuponi prej 7.5 . Ky eshte nje moment historik jo vetem per qeverine tone por per gjithe shqiptaret. Emetimi i eurobondit ne kete prerje dhe ne kete norme interesi perben nje sukses te padiskutueshem dhe qe konfirmon besueshmerine e qeverise besueshmerine e ekonomise shqiptare besimin tek reformat e guximshme qe ka ndermarre qeveria suksesin e pamohueshem te politikave tona makro-ekonomike. Duhet thene se credit rating ose pozicioni i renditjes se Shqiperise ne tregjet financiare globale nuk ishte aq i pershtatshem per te arritur ne kete prerje dhe me cmimin qe ne leshuam sot eurobondin e pare. Vendet e tjera te rajonit te cilat jane ne keto tregje me pare se vendi yne dhe qe kane tregues te rating-ut te pakten dy shkalle me lart nga ekonomia jone kane marre me norma me te larta interesi. Pak dite me pare Mali i Zi qe ka dy shkalle me lart reatingun nga reatingu jone mori eurobondin me cmim kuponi 7.9 perqind per te mos permendur Maqedonine qe ishte ne nje periudhe tjeter qe ishte mbi 9 perqind.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›