Shqiperia, ende pastrim parash

Kreu i KE-se, ne Shqiperi Helmut Lohan pasi ka pranuar se, vazhdon te mbetet shqetesuese lufta kunder ketij lloj krimi i ka sugjeruar pjesemarresve te japin mesazhet e forta se jane duke luftuar parate e pista.
"Ju te gjithe duhet te jepni nje mesazh te qarte per te gjithe eksponentet e pastrimit te parave dhe krimit ekonomiko-financiar se jeni duke i luftuar. Te gjithe ju keni tashme ne dore fatin e zhdukjes se fenomenit te pastrimit te parave, ndaj nuk duhet te keni asnje ngurrim per ta bere kete me cilindo", u shpreh Lohan.
Perfaqesuesi i Prokurorise se pergjithshme Artur Selmani ka kerkuar qe te miratohet nga Komiteti Kombetar i Bashkerendimit te Luftes kunder parave te pista, strategjia e re e hartuar edhe ne bashkepunim me nderkombetaret.
Nderkohe qe Drejtori i Pergjithshem i Doganave ka pranuar se shpesh parate e pista qarkullojne edhe permes importeve te mbivleresuara dhe nenvleresuara. Prokuroria gjermani ka kryer trajnim dy vjecar per homologet shqiptare ne fushen e luftes kunder parave te pista.