E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia eshte ende larg vorbulles se krizes

Shqiperia eshte ende larg vorbulles se krizes financiare globale, tha dje ministri i Financave, Ridvan Bode, duke komentuar nje raport te dy diteve me pare te Fondit Monetar Nderkombetar, ku thuhej se vala e trete e krizes do te perfshije Shqiperine me 2009. Duke u ndalur ne nje nder analizat e fundit te publikuara nga ana e Fondit Monetar Nderkombetar, i cili e radhit Shqiperine ne grupin e vendeve te rrezikuara nga kriza, Bode ka sqaruar se faktori i vetem qe shihet me rrezik mesatar ne kete grup eshte niveli i remitancave. Nderkohe, sipas tij, sistemi financiar dhe investimet jane ne klasifikime te kenaqshme. "Aktiviteti tregtar ka nje fare tkurrje dhe kjo vjen ne tregtine nderkombetare, e cila impaktohet ne dy aspekte, ne uljen e nivelit te eksporteve mineraleve dhe cmimeve te mallrave te importuara", vijoi Bode.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›