E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 Marsi, grate feste ne qeli

Tirane- Ne ambientet e paraburgimit "Jordan Misja 313", eshte zhvilluar dje nje aktivitet ne kuader te dites se gruas. Vete te paraburgosurat, kishin pergatitur nje shfaqje me rastin e festes se 8 Marsit. Programi nisi dje me recitimin e disa poezive nga vajzat e

paraburgosura, per vepra te ndryshme penale si trafik droge, vrasje, mashtrim etj. Ne poezite e tyre vajzat flisnin per jeten, ndersa iu drejtoheshin nenave qe ishin larg tyre ose qe nuk jetonin me. Ne fund te recitimit u perzgjodhen edhe poezite me te bukura, kushtuar nenes. Midis shume poezive u perzgjodhen ne finale, ato te dy vajzave te ketij burgu, Nulifer Elezit, e cila ia kushtonte nenes se saj, qe ndodhej larg ne Maqedoni. Ndersa poezia e dyte ishte ajo e Sonila Dinoshit, nena e se ciles nuk jeton me.

Pas mallit dhe dhimbjes, te perfshira ne vargje, programi vijoi me tragjedine Shekspiriane "Romeo e Zhuljeta". Kjo pjese u aktruar nga kater te denuara. Ne fund, aktiviteti u mbyll me kercime nga vajzat e grate e paraburgosura. Nderkohe qe ne datat 7-8 Mars, ne burgun 325 pritet te zhvillohen edhe dy aktivitete te tjera, nje koncert dhe nje aktivitet me pranine e femijeve te disa prej te denuarave, per diten e mesueses dhe te gruas.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›