Kredia, 150 milione euro per Durres-Kukes
Blerina Hoxha
Qeveria shqiptare ka marre nje kredi 250 milione euro, nepermjet nje tenderi nderkombetar. Oferta e Deutsche Bank se bashku me Alpha Bank zune vendin e pare, oferta e Raiffeissen Bank ne vendin e dyte dhe oferta e Credit Suisse ne vendin e trete. Ministri i Financave, Ridvan Bode dje ne nje konference per shtyp nuk beri te ditur, interesat me te cilat u more kredia duke thene se ky element eshte sekret i bankave. Ministri ka pohuar se, 150 milione euro nga kjo kredi do te shkojne per financimin e ndertimit te rruges se re Durres-Kukes. "Ne mendojme qe deri ne qershor nga projekti i rruges Durres - Kukes, mund te disbursohen, jo me shume se 150 milione euro" tha Bode. "Kredia, qe ne po kontraktojme ,do te kete nje maturim tre vjecar, me opsionin qe na lejon ta rifinancojme pas vitit te pare pa asnje lloj penaliteti, c'ka do te thote, mundesine per te shfrytezuar nje konjukture me te pershtatshme te tregut financiar boteror, nga pikepamja e interesave dhe afateve te ofruara, pa paguar asnje lloj penaliteti" sqaroi ministri. Ai tha se, shpresohet qe tregu financiar nderkombetar te normalizohet dhe Shqiperia te mund te hyje ne tregun e Eurobonove, permes kesaj shume, duke paguar para kohe kredine e marre gjate ketij viti dhe duke e shnderruar ate ne nje eurobono me interesa dhe afate me te pershtatshme per vendin tone, per qeverine shqiptare.
Ai tha se nuk ka nje ndarje te parave, por kredia ndihmon qe te mos kemi konvertim te lekut ne valute per te paguar kontrata, pra per te mos e bere faktor buxhetin ne lojen e tregut. Ne programin e ketij viti jane rreth 250 milione euro te programuara per mbylljen e punimeve te rruges, Durres-Kukes tha ministri. Bode tha se shitjet e prones publike qe jane bere ne euro qe do te ndihmojne ne forcimin e lekut. Parate nga privatizimi i ARMO-s jane 125 milione euro, te cilat jane perdorur dhe po perdoren kete vit pasi u ofruan ne mes te muajit dhjetor, kur u perdor vetem nje pjese e tyre. Privatizimi i OSSH-se, po ashtu do te ofroje rreth 102 milione euro dhe do te jene disponibel per tregun. Privatizimin e AMC-se rreth 50 milione euro dhe disa privatizime te tjera te aksioneve qe ka qeveria shqiptare ne ndermarrje publike, te cilat gjithashtu jane ne euro. "Pra mendojme qe disponibiliteti i euros, do te rritet nga ana e qeverise dhe qeveria nuk do te jete nje konsumator por ofrues ne treg, per te dhene nje stabilitet me te madh monetar ne vend" tha Bode..