E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria është kulturë, Elbasani qyteti i talenteve

Elbasani ka ditur të tregojë vlera kulturore me anë të të rinjve të këtij qyteti. Ata kanë mundur të tregojnë përpara një jurie profesioniste se mund të jenë këngëtarë, aktorë, piktorë dhe kërcimtarë shumë të mirë. Kjo mundësi u është dhënë falë konkursit Shqipëria është kulturë, organizuar para pak ditësh në Elbasan nën iniciativën e Universitetit Evropian të Turizmit, në mbështetje me rrjetin e ministrive: MKTRS, të Arsimit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. Anëtari i jurisë, Albert Janku, theksoi se Elbasani është një ndër qytetet që ka ofruar më shumë talente në këtë konkurs dhe se do ti presin në finalen që do të zhvillohet në Apoloninë e Fierit. Ky konkurs në trajtë festivali, që këtë vit realizohet për herë të parë, do të shndërrohet në një traditë të përvitshme, me pjesëmarrje ndërkombëtare. Shqipëria është kulturë është një festival që do të shprehë në sinkroni vlerat tradicionale me ato moderne, tek të rinjtë e vendit, ata që përfaqësojnë kulturën e këtij shteti kudo në botë. Të rinj nga mbarë Shqipëria po garojnë në muzikë, pikturë, kërcim apo aktrim për të konkurruar nga datat 6-9 Maj në parkun Arkeologjik të Apolonisë dhe për të fituar çmimin e madh si dhe për tu bërë pjesë e një turneu në disa kryeqytete të Evropës me destinacion Brukselin në javën e kulturës evropiane.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›