Shqipëria feston Ditën Ndërkombëtare të Librit

Ashtu si në shumë vende, edhe në Shqipëri u organizuan në këtë ditë aktivitete promovuese për librin dhe autorët, si dhe për të inkurajuar të rinjtë që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit.
Si çdo vit, Dita Botërore e Librit ka një tematikë të caktuar, që kësaj here i dedikohet “Indeksit të përkthimeve” të UNECSO-s, bibliografia ndërkombëtare e përkthimeve që përditësohet që prej vitit 1932.
Në këtë kuadër, Biblioteka Kombëtare zhvilloi aktivitetin kushtuar përkthyesit Afrim Koçi, veprimtarisë së tij 40-vjeçare.
BKSH-ja është e përfshirë në këtë botim ndërkombëtar që prej vitit 1969, ndërkohë që Dita Botërore e Librit festohet në Shqipëri prej 10 vitesh.
Ndërkohë, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, ashtu si çdo vit, u çel Panairi i Librit, ku disa shtëpia botuese prezantuan disa nga botimet e tyre të fundit. Po në këtë fakultet u promovua edhe numri i katërt i Revistës shkencore të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, me titull “Komunikim i integruar: koncepte-strategji-praktika”. Në vijim të aktiviteteve u promovuan edhe dy libra të rinj: “Komunikimi në institucionet e mbyllura - burgu”, produkt i një studimi kërkimor dhe shkencor me drejtues ekzekutiv Zylyftar Bregun dhe drejtues shkencor Prof. Dr. Artan Fugën, si dhe libri “Përvojë në ndërtimin identitar shqiptar”, me autore Gentiana Skurën.
Është zgjedhur 23 prilli si Dita Botërore e Librit pasi në këtë ditë të vitit 1616 kanë vdekur njëherësh Servantesi, Shekspiri dhe Inka Garsilaso de la Vega. Prej vitit 2001, edhe Shqipëria i është bashkëngjitur vendeve që e festojnë këtë ditë të shënuar të dijes, nën moton që e karakterizon tradicionalisht: “Një libër, një lule”.
/Start/
2012-04-23 20:07