Interkonjeksioni, Bode: Presion nga grupe të caktuara

Sipas tij, një vendim i tillë i qeverisë shqiptare është i drejtë.
“Qeveria shqiptare ka nënshkruar me qeverinë gjermane një marrëveshje për zhvillimin e fushës së energjetikës me një vlerë 110-120 milionë euro, pjesë e të cilit është linja Shqipëri- Kosovë. Jam vënë në dijeni se po bëhen përpjekje për të shpallur fituese një kompani me ofertë 33-34% më të lartë se tjetra me të cilën konkurron. Në këtë kuadër i jemi drejtuar bankës gjermane KFW që të mbajë parasysh nevojat tona për ta mbajtur parasysh çmimin në përzgjedhjen e fituesit. Ishte një presion nga grupe të interesuara për të ushtruar presion ndaj qeverisë, operatorit të sistemit të shpërndarjes. Për ne, diferenca mes dy ofertave është shumë e madhe dhe nuk mund të mos gjedhim atë më të lirën”, tha Bode në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Kreu i Financave Publike në vend ndodhet në Uashington në takimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore. Për sa i përket krizës ekonomike, Bode thotë se ekonomia shqiptare mbeti jashtë vorbullës së krizës, por efektet janë ndjerë. Ministri i Financave dha se qeveria është e fokusuar në administrimin e borxhit publik, i cili është më i larti në rajon.
“Aktualisht niveli i borxhit publik në Shqipëri është relativisht më i lartë se ai në vendet e rajonit 58,7 % sipas projeksionit të fundit. Në Shqipëri nuk kemi rritje të kostos së borxhit. Edhe para 7-8 vitesh ka qenë po 58 % niveli i borxhit. Por u mundësua një ulje e borxhit në harkun kohor 2006-2008 duke zbritur në 58% e PBB-së. Pra kemi një trend progresiv në rënie por zhvillimet në krizë ekonomike globale çuan në një rritje të borxhit publik shqiptar për shkak të mbivlerësimit apo raportit të kursit të këmbimit midis lekut dhe euros, duke qenë se borxhi në euro bën të kemi një borxh më të lartë.
Duhet të bëjmë kujdes me borxhin duke qenë se nuk është një tregues i mirë për ekonominë shqiptare për më tepër borxhi publik shqiptar nuk është i rrezikuar në kuptimin që ka sot në ekonomitë e vendeve të tjera për arsye se në masën 2/3 ai është një borxh i brendshëm publik që shërbehet në lek me bono thesari dhe 1/3 që është borxh i jashtëm. Pra është një borxh nga banka zhvillimit me afat të gjatë dhe me norma të fiksuara interesi dhe në tërësi janë më të ulëta nga normat e tregut, megjithatë ne e kemi objektiv për të zvogëluar borxhin publik. Në programin tonë afatmesëm 2015 borxhi publik synon të jetë nën 55 % duke ulur vit për vit deficitin buxhetor. Vitin e kaluar ne patëm një deficit buxhetor 3.5 % , në 2012 3 % e PBB-së, si dhe nën 2 % në vitin 2013. ”, u shpreh ai. /Start/
2012-04-24 08:32