E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anija amerikane ankoron ne Durres

Anija zbarkuese e marinës ushtarake amerikane “USS Gunston Hall” është ankoruar mëngjesin e së martës në portin detar të Durrësit për një vizitë portuale, në vazhdën e përpjekjeve të Flotës së 6-të të Shteteve të Bashkuara për të ndërtuar partneritete globale me flotat e vendeve europiane dhe përmirësuar sigurinë dhe mbrojtjen e flotave ushatarake.

685 trupa përbëjnë ekuipazhin e anijes ushtarake dhe do të qëndrojnë deri më 27 prill, bazuar në statusin e parashikuar në marrëveshjen ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, të ratifikuar nga Kuvendi, si dhe marrëveshjeve të tjera mes shteteve palë “Mbi statusin e forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”.

Gjatë qëndrimit të saj në port, trupat amerikane do të shoqërohen nga njësi të Forcave të Armatosura shqiptare, ndërsa janë planifikuar takime me zyrtarë vendorë dhe pjesëmarrje në aktivitete kulturore.

Vizita portuale në Shqipëri e “Gunston Hall” është pjesë e itinerarit të saj për t’u dislokuar në një zonë përgjegjësie të Flotës së 6-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Anija ka si mision transportimin e marinsave dhe pajisjeve të tyre luftarake në vende të ndryshme të botës ku ka situata dhe të mbështesë sulmet si dhe operacionet amfibe ushtarake, përfshirë dhe ulje-ngritjet e helikopterëve.

Kjo anije për të realizuar misionin e saj është e pajisur me teknologjinë më të fundit dhe sisteme luftarake duke nsur nga vinccat 20-60 tonësh, objektet e riparimit, dy zona për uljen e helikopterëve, lehtësira shëndetësore dhe dentare dhe një sistem furnizimi të kompjuterizuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›