Vizat, BE miraton rekomandimet për Shqipërinë
Në takimin e së mërkurës Kolegji i Komisionereve në Bashkimin Europian miratoi pa diskutime rekomandimin per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen. Rekomandimi është pozitiv, ndonëse në të cilësohen si kushte të domosdoshme permbushja e kritereve te mbetura nga te dyja vendet e prapambetura te rajonit per kete proces.
Per heqjen e regjimit te vizave, nga Shqipëria kërkohet të aplikojë një strategji per riintegrimin e te riatdhesuareve, të realizojë zbatimin me efikasitet të kuadrit ligjor përsa i përket luftës kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit, si dhe te ligjit te ri per konfiskimin e aseteve kriminale. Rekomandimi i Komisionit u miratua sipas "procedures se shkruar" dhe hyn ne fuqi te enjten ne oren 12:00.
Tani pritet që rekomandimi të kalojë për shqyrtim tek parlamentet e vendeve anëtare të unionit dhe më pas do të votohet në një seance plenare te Parlamentit Europian per t'u shqyrtuar me pas nga Ministrat e Brendshem Europian, te cilet japin dhe vendimin perfundimtar.
Do të jetë pikërisht ky këshill që në vjeshtë do të japë verdiktin mbi liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen, në një kohë kur unioni do të drejtohet nga presidenca belge.
Shqiptaret do te kene te drejte te levizin pa viza ne vendet Schengen, 20 dite pas botimit ne fletoren zyrtare europiane te vendimit te 27 ministrave te brendshem.
Delina Bitraku