Përkujtohet sot masakra e Reçakut
Shtime-Me rastin e shënimit të 10 Vjetorit të Masakrës së Reçakut sot në lokalet e Shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Shtime, Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi si dhe personalitete të tjera marrin pjesë në Akademinë Përkujtimore për Masakrën e Reçakut. Po sot personalitete të shumta pritet që të bëjnë Homazhe dhe vendosje të kurorave dhe luleve në Varrezat e Kompleksit Përkujtimor në Reçak. Të gjitha aktivitetet po zhvillohen nën patronazhin e Naim Ismajlit, kryetari i Komunës së Shtimes.
Hajdin Islami
Hajdin Islami