E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria pranë statusit, KE: Tirana ka bërë punë të konsiderueshme

Shqipëria është shumë pranë listës për tu bërë një tjetër shtet nga Ballkani Perëndimor pjesë e familjes së madhe europiane. Një fakt i tillë bëhet i ditur nga një dokument i publikuar nga Komisioni Europian në funksion të botimit të 10 tetorit, kur publikohet raporti i plote mbi zgjerimin.

Sipas Komisionit Evropian dialogu mes qeverisë dhe opozitës në Shqipëri ka çuar në bllokimin politik në vend që të zëvendësohet`` me miratimin e reformave zgjedhore dhe parlamentare.`` Tirana, thotë raporti, ka bërë një punë të konsiderueshme” në lidhje me prioritet kyçe "të përcaktuar nga vetë Komisioni Europian për të marrë statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.

Pas tre vitevesh dështimi të kërkesës që zyrtarisht të bëhet një vend kandidat në prill të vitit 2009, Shqipëria më në fund është gati për të kaluar provimin në Bruksel, duke fituar më 10 tetor një mendim pozitiv nga Komisioni Evropian. Një rekomandim që do të shkojë "drejt në tryezën e Këshillit të BE-së në dhjetor, ku do të jenë Shtetet Anëtare të cilat do të marrin një vendim konkret.

Në rast se do të ndizet drita jeshile, atëherë Shqipëria do të bëhet "vendi i pestë në Ballkanin Perëndimor me statusin kandidat për në BE, pas Kroacisë ( e cila do të bëhet anëtare me të drejta të plota në korrik 2013), ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia. Kësaj liste i bashkangjiten edhe vende të tjera kandidate, Turqia dhe Islanda, ndërsa Bosnja e Hercegovina dhe Kosova do të mbeten në dhomën e pritjes.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›