Shqipëria humbet 2:1 në miqësoren me Grojther Furth
Shqipëria vazhdon të mos bindë në miqësoret që zhvillon përpara ndeshjeve eliminatore në Botërorin 2010. Ashtu sikundër ndodhi në shtator, vetëm pak ditë përpara përballjes me Danimarkën (e mbyllur në barazim 1:1), edhe në mesditën e djeshme, kuqezinjtë kanë lënë shumë për të dëshiruar kundër modestëve të Grojther Furthit. Skuadra e drejtuar nga Josip Kuzhe u mposht me rezultatin 2:1 nga ekipi i Bundesligës II gjermane. Por, fakti më shqetësues është se humbja u vulos në pjesën e parë të takimit, pikërisht në periudhën kur përfaqësuesja jonë ka luajtur me formacionin më të mirë, i cili pritet të ketë vetëm pak modifikime përpara sfidës së 14 tetorit me Suedinë e Zlatan Ibrahimoviç. Shqipëria kaloi në avantazh vetëm pas 11 minutave lojë, me golin e realizuar nga Erjon Bogdani. Sulmuesi i Kievos vazhdon të konfirmojë formën e mirë fizike. Gjithsesi, skuadra ka treguar shumë probleme në administrimin e lojës. Vendasit e barazuan rezultatin vetëm pas 10 minutave me Marino Biliskov, ndërsa goli i fitores për skuadrën bavareze u realizua nga Nikolai Myler në të 37-ën. Sipas menaxherit të Kombëtares, Denis Bastari, në rezultatin final të ndeshjes ka ndikuar edhe rruga e gjatë. Gjithsesi, ai theksoi se kjo miqësore i shërben drejtuesit të stolit, për të përcaktuar rreshtimin e skuadrës në mbrëmjen e së mërkurës. "Paraqitja e skuadrës u ndikua edhe nga rruga e gjatë. Udhëtuam afro dy orë e gjysmë me autobus dhe u paraqitëm në stadium vetëm pak kohë përpara fillimit të ndeshjes, tha Bastari. Pavarësisht kësaj, rezultati në takime të tilla nuk është pjesa më e rëndësishme, pasi kjo ishte vetëm një përgatitore për Suedinë".
Në testin gjeneral përpara sfidës së fundit të Shqipërisë në eliminatoret e Kupës së Botës 2010, Kuzhe ka zbuluar edhe atë që pritet të jetë formacioni titullar. Samir Ujkanit i është besuar sërish fanella e titullarit në portë. Në mbrojtje përkrah Dallkut (djathtas) dhe dyshes së qendrës Curri-Cana, është rreshtuar Franc Veliu. Aktivizimi i vlonjatit lidhet me disa shqetësime të vogla që ka pasur Altin Haxhi. Veterani, ashtu si edhe stafi teknik, nuk kanë preferuar të rrezikojnë dhe për këtë arsye lojtari i Apoelit nuk luajti asnjë minutë. Gjithsesi, 34-vjeçari pritet të luajë normalisht në krahun e majtë të mbrojtjes kundër Suedisë. Në mesin e fushës konfirmohet dyshja "shkatërruese" Duro-Bulku përpara mbrojtjes. Salihit të spostuar paksa djathtas dhe Skelës në qendër i është shtuar Jahmir Hyka, i cili duket se ka fituar balotazhin me Gilman Likën në krahun e majtë. Bogdani, do të jetë "pyka" në formacionin 4-2-3-1, tashmë të kthyer në armën e fortë të trajnerit kroat. Në pjesën e dytë janë aktivizuar edhe lojtarët e tjerë të grumbulluar, duke filluar nga portieri Hidi, për të vazhduar me Beqirin, Shoshin, Vrapin, Sefën, Likën, Vilën, Kapllanin dhe Berishën.