E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia hyn ne vendet e zhvilluara te Zhvillimit Njerezor

Per here te pare Shqiperia kalon grupin e shteteve mesatare. Kryeson Islanda vendi yne renditet i 64-ti

Shqiperia ka kaluar ne vendin e 64-t ne bote per sa i perket zhvillimit te pergjithshem nga vendi i 68-te qe ka qene nje vit me pare duke kaluar per here te pare ne vendet e zhvilluara te Zhvillimit Njerezor pas me shume se 14 vitesh ku ishte ne grupin e shteteve mesatare. Dy dite me pare UNDP-ja Programi i Zhvillimit te Kombeve te Bashkuara prezantoi Indeksin e Zhvillimit Njerezor per vitin 2010 ku Shqiperia radhitet nder vendet me indeks te larte. Ne krye te listes per here te pare pas nje viti eshte rikthyer Norvegjia ndersa kryesuesja e vjetshme Islanda eshte ne vend te 14-te nderkohe qe ne fund te listes jane vendet e Afrikes Nensahariane.

Shqiperia

Indeksi e radhit vendin tone te 64-tin per kete vit nje vend pas Rusise dhe te pasuar nga Maqedonia. Rritja e buxhetit te shtetit jetegjatesise dhe nivelit arsimor kane bere qe Shqiperia te fitoje pese vende ne klasifikimin e pervitshem te Kombeve te Bashkuara duke lene pas ne krahasim me nje vit me pare Maqedonine Brazilin Republiken Domenikane Saint Lucian Venezuelen dhe Kolumbine nderkohe qe i vetmi vend qe ka kaluar Shqiperine ne klasifikim eshte Peruja qe radhitet ne vend te 63-te nga vendi i 87-te qe gjendej nje vit me pare.

Nder vendet e rajonit Shqiperia le pas Maqedonine 71 Bosnjen 68 dhe Turqine 83. Vendet e tjera te Ballkanit jane perpara ne klasifikim me ne krye Greqine 22 e me pas Sllovenine 29 Kroacine 51 Bullgarine 58 Rumanine 50 Mali i Zi 44 dhe Serbia 60.

Shqiperia radhitet per here te pare ne shtet me HDI te larte qe kete vit ishin 65. Nderkohe vitet e kaluara vendi yne ishte ne vend te 68-te nder vendet me HDI te mesem. Ne Evrope vendi yne eshte nder shtetet me te pazhvilluara duke lene pas vetem Ukrainen Moldavine Maqedonine Bosnjen dhe Turqine.

Kryeson Norvegjia

Norvegjia eshte kthyer ne krye si vendi me i mire per te jetuar ne baze te studimit te pervitshem te Kombeve te Bashkuara qe u be publik te marten dhe qe serish vendos ne fund te klasifikimit shtetet nensahariane ku SIDA eshte shume e perhapur.

Vendet me ekonomi te zhvilluar dominojne ne krye te klasifikimit me Norvegjine Australine Zelanden e Re Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Irlanden ne pese vendet e para.

Indeksi qe percaktohet mbi bazat e te dhenave te dy viteve me pare per sa i perket jetegjatesise nivelit arsimor dhe te ardhurave per fryme tregon se te 22 vendet nensahariane jane te pazhvilluara me Sierra Leonen ne vend te fundit.

Ne dhjete nga keto vende dy femije ne cdo pese nuk arrijne kurre moshen dyzetvjecare sipas perpiluesve te UNDP-se. Vitin e kaluar raporti thoshte se SIDA kishte nje efekt katastrofik ne jetegjatesine e banoreve te rajonit.

Indeksi

Zyrtaret e Kombeve te Bashkuara jane shprehur per ndryshimin qe ka ndodhur me pozicionin qe ka pasur ne klasifikim SHBA-ja. Sipas tyre ne rast se do te kishte te dhena te sakta dhe jo te manipuluara nje vit me pare atehere Shtetet e Bashkuara do te ishin ne vendin e dhjete dhe jo ne te tetin.

Shtetet e Bashkuara shenojne nje rritje te konsiderueshme ne Prodhimin e Brendshem Bruto per fryme duke arritur ne 41.890 dollare per fryme duke u renditur ne vendin e dyte pas Luksemburgut 60.228 dollare/fryme por eshte ne nivele te uleta per sa i perket jetegjatesise mesatare per te cilen nuk radhitet as ne 25 vendet e para duke pasur 77.9 vjec kete jetegjatesi.

Norvegjia ka mbajtur vendin e pare ne kete indeks per gjashte vjet por u zhvendos ne vend te dyte nga Islanda kete vit pasi eshte ulur jetegjatesia dhe Prodhimi i Brendshem Bruto kete vit.

Indeksi radhit 175 vende anetare te Organizates se Kombeve te Bashkuara plus Hong Kongun dhe territoret palestineze. Ne indeks nuk jane perfshire 17 vende nder te cilat Iraku Afganistani dhe Somalia per shkak te mosparaqitjes se te dhenave te sakta.

Vitin e kaluar vendi yne u rendit i 68-ti nderkohe qe kete vit ka kaluar nje seri shtetesh perfshi ketu edhe fqinjet tane Maqedonine.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›