Bllokohen 60 kg hashash trafikantet arratisen

Sapo dy trafikantet kane pare afrimin e forcave te policise ata jane larguar duke braktisur dy cantat ku brenda seciles ishte futur 30 kg lende narkotike.
Ne Gjirokaster Policia Kufitare ne bashkepunim me efektivet e policise se ketij qyteti kane bere te mundur bllokimin e 60 kg hashash. Nderkohe qe trafikantet kane mundur qe tia mbathin. Sipas policise kane qene dy te rinj nga Libohova qe po mundoheshin te kalonin kufirin shqiptar ne menyre ilegale duke pasur destinacion Greqine.
Ata jane vene ne ndjekje nga efektivet e policise se Gjirokastres te cilet dyshonin per permbajtjen e cantave. Por sapo dy trafikantet vune re se ishin vene nen vezhgim nga policia e cila po i ndiqte hap pas hapi kane hedhur dy cantat dhe jane larguar me shpejtesi ne drejtim te shtetit fqinj.
Nderkaq drejtuesit e Policise Kufitare kane lajmeruar homologet e tyre pertej kufirit per te bere te mundur kapjen e dy personave. Ne cantat e gjetura ishin futur 60 kg lende narkotike te llojit hashash. Sasia e konsiderueshme e hashashit po transportohej nga dy personat per te cilet policia i ka ndjekur qe nga fshati Peshkepi e Siperme te rrethit Gjirokaster.
Me pas blute e Gjirokastres kane vene ne dijeni policine kufitare te ketij rrethi e cila eshte vene ne levizje. Pas kontrollit qe ka u bere policia cantave tashme te braktisura ka rezultuar se ne secilen prej cantave jane gjetur 30 kilograme hashash.
Operacioni i Policise Kufitare te Gjirokaster ka nisur mbremjen e se merkures rreth ores 2300. Pasi policet kane verejtur me ane te dylbive se ne zonen e Gjelber te Kufirit dy persona te cilet ishin duke kaluar ne kufirin grek ne menyre ilegale. Por ajo u ka shtuar dyshimet efektiveve te kufirit kane qene dy cantat qe dy te rinjte po i mbanin me vete.
Te dyshuar se ata po kryenin trafik te lendeve te ndaluara por qe ende nuk dihej realisht se cfare mund te kishte brenda dy cantave. Policia ka filluar menjehere qe te ndjeke dy personat qe po i transportonin dy cantat per ne kufirin grek.
Burime zyrtare nga policia e Gjirokastres bejne te ditur se ndjekja ndaj tyre ka nisur qe ne fshatin Peshkepi e Siperme te rrethit Gjirokaster ku me pas eshte bere edhe njoftimi i forcave te kufirit. Kjo e fundit pas sinjalizimit te marre ka nisur edhe organizimin se bashku me policine e Gjirokastres e nje operacioni per te bere te mundur kapjen ne flagrance te dy te rinjve.
Por sapo dy trafikantet kane pare afrimin e forcave te policise ata jane larguar duke braktisur dy cantat. Pas kontrollit qe ka u bere policia rezultoi se ne secilen prej cantave jane gjetur 30 kilograme hashash. Nderkohe qe ne levizje jane vene edhe autoritetet kufitare greke te cilat jane njoftuar nga drejtuesit e Policise Kufitare te Gjirokastres se dy te rinjte jane larguar ne drejtim te ketij shteti. Burime zyrtare nga policia e Gjirokaster bejne me dije se dy te rinjte jane identifikuar dhe ne bashkepunim me autoritetet greke po punohet per te bere te mundur kapjen e tyre. Mesohet se personat qe transportonin lenden narkotike jane dy te rinj nga Libohova por per arsye hetimi policia e Gjirokastres nuk ka pranuar qe ti beje te ditur gjeneralitetet e tyre.