E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria ka kompjuterat me më shumë viruse në botë

Share

Cili vend në botë ka kompjuterat më të pastër? Sipas një kompanie norvegjeze të sigurisë, në vend të parë është Finlanda. Kompania Normal ka analizuar të dhënat nga një aplikacion i saj, i quajtur Malware Cleaner dhe ka arritur në përfundimin se vetëm 24 përqind e kompjuterëve në Finlandë janë të infektuar. Edhe në disa studime të tjera Finlanda del e para sa i përket pastërtisë të kompjuterëve. Madje Finlanda qëndron pas Izraelit sa i përket gatishmërisë për sulmet kibernetike.

Por cili vend ka kompjuterat më të pistë në botë? Shqipëria. Sipas Norman, 65 përqind e kompjuterëve në vendin e varfër ballkanik janë të infektuar me viruse, shkruan MSNBC.

Vendet me kompjuterat më të pastër

Finlanda

Norvegjia

Suedia

Porto Riko

Danimarka

Mianmar

Singapori

Sudani

Hollanda

Libani

 

Vendet me kompjuterat më të infektuar

Shqipëria

Koreja e Veriut

Guatemala

Vietnami

Indonezia

Argjentina

Tajlanda

Gjeorgjia

Filipinet

Algjeria

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›