E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulojnë në Facebook se ishin martuar me të njëjtin burrë

Share

Dy gra në SHBA kanë zbuluar se janë të martuara me të njëjtin burrë kur njëra prej tyre klikoi mbi opsionin njerëz që mund ti njihni në Facebook.

Prokurorët thanë përpara gjykatësit se gruaja klikoi mbi fotot dhe pa të shoqin ndërsa festonte dasmën me një grua tjetër.

Sipas BBC, oficeri i burgjeve Alan L ONeill është akuzuar për bigami dhe pritet të dalë në gjykatë në fund të muajit.

Dokumentet e gjykatës tregojnë se ai u martua në vitin 2001, iku nga shtëpia në vitin 2009 dhe u martua sërish pa u divorcuar më parë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›