E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB-BE-SHBA dënojnë sulmit kundër xhamisë në Iran

Të 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit dënuan me tone shumë të ashpra atentatet terroriste duke theksuar se ''terrorizmi në çdo formë është një krim i pajustifikueshëm, kushdo qoftë motivacioni, vendi, momenti apo personi nga i cili është kryer'', theksohet ne komunikatën ku edhe sekretari i përgjithshëm i OKB, shpreh indinjatën e tij për sulmet.

Edhe Përfaqësuesja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka mbetur "e tronditur nga dy shpërthimet në Zahedan, që shkaktuan shumë viktima" dhe i dënon "këto sulme terroriste për të cilat nuk ka asnjë justifikim".

Ndërsa Presidenti amerikan, Barack Obama, theksoi se "i dënoj me forcë atentatet e tmerrshme kundër një xhamie në jug të Iranit”. "Vrasja e civilëve të pafajshëm në një vend kulti është një krim i pafalshëm dhe ata që e kanë kryer duhet të përgjigjen", shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›