Zjarrëfikësit e Prishtinës nga nesër në grevë

Zjarrëfikësit e Komunës së Prishtinës nga dita e nesërme do të hyjnë në grevë të përgjithshme në vendin e punës.
Në komunikatën e lëshuar nga Këshilli Grevist i Shoqatës Sindikale te Zjarrfikësve te Prishtinës thuhet se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Zjarrëfikësit gjithashtu njoftojnë se Shërbim i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit do të ndërhyjnë vetëm në rastet kur është në pyetje rreziku i drejtpërdrejt i jetës së njeriut si dhe në raste kur mund të shkaktohet dëm i madh material.
Disa nga kërkesat e parashtruara janë: pagesa për orët jashtë orarit dhe orët shtesë, pagesa për punën e natës konfor ligjit, pagesa për orët gjatë vikendit, pagesa për festa shtetërore, pagesa për ndryshimin e koeficientit nga muaji tetor 2011 deri në mars 2012, sigurimi i shujtës gjatë kohës së punës, përmirësimi i kushteve të punës, zbatimi i rregullores së brendshme për mbrojtje dhe siguri në punë si dhe shëndetin dhe mjedisin e punës./Indeksonline/