Shqipëria me 5 gjyqtare femra

Sensacionale. Shqipëria me pesë gjyqtare femra. Për herë të parë do të shohim me "xhaketën" e zezë edhe "bilbila" femërorë, të cilat priten të gjykojnë ndeshje të ndryshme të kampionateve kombëtare të futbollit. Lajmi bëhet i ditur nga uebsajti zyrtar i FSHF-se, fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit në bashkepunim me Shoqatën e Arbitrave organizoi seminarin me tematikë "Rregulorja e re e Arbitrimit per vitin 2008", ku u trajtuan direktivat e reja të FIFA-s për arbitrimin duke dhënë shembuj konrkete me anë të pamjeve filmike të rasteve me të spikatura të ndeshjeve.