Agolli dhe Memelli, kthim në “shtëpi”

Ansi Agolli e Migen Memelli janë të parët që u larguan nga grumbullimi i Kombëtares shqiptare në Antalia të Turqisë. Mbrojtësi dhe sulmuesi u nisën drejt Suedisë dhe Finlandës për t'iu bashkuar skuadrave të tyre. Testi i fundit i kombëtares, një ndeshje kjo brenda grupit, u zhvillua të martën dhe përfundoi 3-2. Në grupin e parë ishin Llani, Veliaj, Agolli, Dhëmbi, Ismaili, Bakaj, Memelli e Sukaj, ndërsa në të dytin ishin I.Lika, Teli, G.Lika, Lila, Kuli, Abilaliaj, Muzaka, Ngjela.
Për fituesit shënoi dy herë Muzaka dhe një herë Ngjela, për humbësit shënuan Memelli e Bakaj.