E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e taksistit Fredi Talelli burg pa afat per kater te akuzuarit

Gjykata e Elbasanit ka dhene sot masen e sigurise burg pa afat per te arrestuarit qe akuzohen per vrasjen e taksistit Fredi Talelli. Burg pa afat u dha per Elker Revanin dhe Kastriot Pableken ndersa nje dite me pare I njejti vendim u dha per Ernest Xhacken 16 vjec dhe 19-vjecarin Domeniko Kumrija.

Prokurori i ceshtjes Elvin Gjokaj tha se autori i krimit eshte 26 vjecari Ernest Xhacka ndersa vrasja eshte kryer ne momentin qe taksisti ka tentuar ti largonte armen 16 vjecarit nga duart.



Agjentet e krimeve te renda ne drejtorine e Policise Elbasan kane arritur te zbardhin brenda tri ditesh vrasjen e 35-vjecarit Fredi Talelli duke sjelle edhe arrestimin e tre te rinjve te dyshuar si autore te krimit. Trupi i Talellit u zbulua menjehere pas arrestimit te tre te rinjve ne nje kanal ne afersi te fshatit Korite. Ka qene 19-vjecari Domeniko Kumria me banim ne lagjen 28 Nentori qe ka rene i pari ne prangat e policise dhe pas deshmise se tij edhe dy te tjeret Elkero Adrian Ravani 21 vjec banues ne Bilisht kusheri i pare me Kumrian dhe A.Xhacka 16 vjec banues ne Bilisht shok me dy te paret. Nderkohe policia ka arritur te gjeje targat e automjetit ne Lezhe ne nje kanal si dhe armen tip automatik tek nje kusheri i 16-vjecarit Xhacka. Mesohet se jane shoqeruar edhe tre persona te tjere nga Laci qe mund te kene dijeni per krimin pasi kane bashkepunuar per te fshehur provat sic ishte arma e krimit dhe targat e verteta te mjetit.
Hetimi
Zbulimi i makines ne ujerat e perroit te Kushes ka qene zanafilla per zbulimin e krimit te vrasjes se 35-vjecarit Talelli. Sipas hetimeve te policise tre te rinjte jane nisur me mendimin per ta vrare shoferin e taksise pasi ata kane qene te pamaskuar dhe me qellim qe te shisnin automjetin e tij per te perfituar parate. Ka qene deshmia e Domeniko Kumrise i cili njihej si nje kontigjent por per krime te vogla ne Elbasan qe ka sjelle edhe zbulimin e krimit. Kumria ishte nga Elbasani dhe pas zbulimit te automjetit informacionet per ata qe tentuan ta shisnin dhe me pas e hodhen ne uje mberriten shume shpejt tek agjentet e hetimit. Keshtu nje nate me pare policia e Elbasanit ka trokitur ne shtepine Kumria duke shoqeruar 19-vjecarin Domeniko Kumria. Sapo hetuesit i kane zene me goje makinen ai ka pranuar se ka tentuar ta shiste por ia kishin sjelle per ta shitur nga Korca dhe nuk e dinte se kujt i perkiste. Pasi ka treguar emrat e personave qe ia kishin sjelle qe gjithashtu kishin bashkepunuar me te per krimin agjentet e policise se Korces kane mberritur tek shtepite e tyre duke i vene ne pranga. Pyetja e tyre ka cuar ne plotesimin e skemes se krimit. Autoret e njihnin viktimen e tyre. Ata sipas hetuesve kishin planifikuar gjithcka madje edhe vrasjen e shoferit. Tre te rinjte nuk kane qene te maskuar. Kishin arme dhe duhet te largonin shoferin per te marre makinen pasi taksisti nuk kishte para. Gjithashtu ata kishin edhe nje motiv tjeter per ta vrare taksisti i njihte dy prej tyre. pasi e kane derguar ne nje zone te pabanuar 16-vjecari A. Xhacka ka qelluar viktimen me arme zjarri automatik duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Pas kesaj e kane braktisur ne nje kanal dhe kane marre makinen duke u nisur drejt Elbasanit. Ne nje zone larg syrit te njerezve i kane nderruar targat dhe me pas kane kerkuar bleresin. Do te mjaftonin 2 mije euro per ta shitur por nuk e kane menduar mire faktin se bleresi do tu kerkonte dokumentet e pikerisht keshtu ka ndodhur. Kur iu jane kerkuar dokumentet te rinjte kane nderruar mendje per ta shitur dhe kane vendosur ta hedhin ne uje.
Deshmia
Makina e taksistit ka qene edhe objekti i perfitimit te tre te rinjve por edhe ajo qe solli zbardhjen e krimit. Pasi nuk e shitem dot se na kerkuan dokumentet vendosem ta hedhim ne uje ku edhe do te mbytej. Menduam ne perrua pasi makinen do ta merrte uji dhe do te mbulohej pa e gjetur dot njeri. I hapem xhamat dhe me celesat e hodhem ne nje perrua qe kishte shume uje. Makina do te mbulohej me uje e me rere dhe askush nuk do ta gjente. Nuk menduam qe do te dilte ne siperfaqe e do te ngecte- ka deshmuar Kumria para agjenteve gjate pyetjeve. Te rinjte kane shtuar edhe me teper detajet per krimin. Ka qene pikerisht 16-vjecari i cili edhe mendohet se ka shkrepur armen qe ishte ngarkuar te zhdukte targat dhe armen. Ai i kishte derguar tek nje kusheri i tij ne Lac per ti fshehur. E pikerisht kur u publikua lajmi per makinen kusheriri nga Laci i ka hedhur ne nje kanal ku edhe jane gjetur pas angazhimit te policise se zones. Mesohet se jane shoqeruar edhe tre persona nga Laci qe dyshohen si bashkepunetore te krimit. Te gjithe keta persona akuzohen per kryerje te veprimeve qe pengojne zbulimin e se vertetes. Policia ka tashme mjetin armen e krimit dhe targat si prova materiale per vrasjen e 35-vjecarit Fredi Talelli. Ky i fundit u deklarua i zhdukur nga familja e tij qe te dielen e kaluar.
Operacioni Lumi i Turbullt
U mbyll me sukses operacioni Lumi i Turbullt ne kuader te te cilit u be i mundur zbulimi dhe dokumentimi i plote ligjor i vrasjes se shtetasit Fredi Fiqiret Talelli 36 vjec i cili punonte si taksist ne rrethin e Devollit si dhe arrestimi i autoreve te dyshuar te kesaj ngjarjeje perkatesisht Domeniko Idajet Kumria 19 vjec banues ne Elbasan Elkero Adrian Ravani 21 vjec banues ne Bilisht dhe A. Xhacka 16 vjec banues ne Bilisht. Nga te dhenat e grumbulluara dhe hetimet e kryera u arrit te zbardhet dhe motivi i kesaj ngjarjeje nga ku rezultoi se shtetasi Fredi Talelli eshte vrare me arme zjarri dhe me pas i eshte grabitur automjeti tip Benz C-klas se bashku me dy aparate telefonike celulare dhe sende te tjera personale. Ne kuader te hetimeve te kryera rezultoi se autoret e ketij krimi ne Bilisht i kane kerkuar viktimes ti merrte si pasagjere dhe ne afersi te fshatit Korite shtetasi A.Xhacka ka qelluar viktimen me arme zjarri automatik duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Me pas autoret e kane zbritur viktimen nga automjeti duke e hedhur ne kodrat e fshatit Korite dhe jane larguar ne drejtim te qytetit te Elbasanit me qellim shitjen e mjetit te vjedhur ne nje shume prej 2000 eurosh. Ky mjet eshte gjetur i braktisur nga strukturat e Drejtorise se Policise se Qarkut Elbasan ne vendin e quajtur Perroi i Kushes. Per kete ngjarje nga strukturat e Policise se Shtetit jane kryer te gjitha veprimet procedurale dhe materialet hetimore ne ngarkim te shtetasve A.Xhacka Elkero Ravani dhe Domeniko Kumria i kane kaluar per ndjekje te metejshme Prokurorise se rrethit Gjyqesor Elbasan nen akuzen e kryerjes se veprave penale vjedhje me arme me pasoje vdekjen e kryer ne bashkepunim dhe armembajtje pa leje.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›