E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria me një ekonomi të re, dinamike dhe entuziaste

Së pari dëshiroj t`ju falënderoj për këtë eveniment të madh që ju z. Jean Paul, dhe të gjithë pjesëmarrësit organizuat dhe mbajtët në Shqipëri. Për shkak të zhvillimeve shumë të rëndësishme që nga viti i kaluar në shumë aspekte ju gjeni sot një vend ndryshe. Shqipëria ia doli të meritojë dhe të marrë ftesën e anëtarësimit në NATO, e cila nënkupton se vendi po bëhet gjithnjë e më shumë kontribues i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Shqipëria po implementon me sukses Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Në raportin e tij Komisioni Europian e vë theksin tek dy momente thelbësore të këtyre reformave; së pari qeveria shqiptare respekton të drejtat e njeriut, dhe kjo është shumë thelbësore dhe së dyti ajo nuk ndërhyn në sektorin privat, ajo respekton lirinë e tregut. Përveç kësaj qeveria ime po punon shumë për ta bërë Shqipërinë një vend gjithnjë e më tërheqës për investimet e huaja, për të përmirësuar gjithnjë e më shumë klimën e biznesit. Pas një viti, ju gjeni një vend ndryshe, një vend ku barra fiskale është më e ulëta në Europë, taksa e sheshtë është 10 %, taksa e sigurimeve shoqërore është relativisht e ulët, një vend ku iniciativa “Shqipëria 1 euro”, po sjell çdo ditë e shumë investitorë nga e gjithë bota. Ka shumë kontraktorë që kanë marrë toka me një euro, për qëllime industriale, bujqësore apo turistike. Iniciativa “Shqipëria një euro” po fiton gjithnjë e më tepër terren. Dje ne vendosëm që çdo anije që prek portet tona, të paguajë një taksë vetëm një euro. Lista e taksës një euro po bëhet gjithnjë e më gjatë. Projekte të mëdha janë bërë për të hequr pengesat burokratike për bizneset. Tani në të gjithë vendin po funksionon regjistrimi i biznesit me një sportel të vetëm. Gjatë këtij muaji ne po adoptojmë liberalizimin e plotë të licencave në shumë sektorë, por ato që do të mbeten do të përfshihen në one-stop-shop. Ne po punojmë në kuadër të projektit të Sfidës së Mijëvjeçarit për të vendosur një sportel të vetëm për licencat dhe lejet. Taksat on-line kanë filluar dhe po progresojnë çdo vit. Prokurimet elektronike janë realitet në Shqipëri. Ligji i ri i koncesioneve është realisht shumë tërheqës dhe shumë i vlerësuar nga investitorët. Përpjekje të mëdha janë bërë për ta sjellë vendin në moshën dixhitale. Penetrimi i Teknologjisë së Informacionit në vendin tim mori një kohë të gjatë, por tani ai po dyfishohet dhe mbidyfishohet çdo vit. Askush nuk përfiton më shumë nga mosha dixhitale se sa bizneset, sepse koha është më e vlefshme se për këdo, për biznesmenët. Ne po progresojmë me shpejtësi drejt kësaj moshe. Shikoni panoramën e ekonomisë tonë, është e re, entuziaste, dinamike, me një rritje më të lartë se 6 për qind, e njëjtë ose më e lartë se mesatarja e asaj europiane. Eksportet u rritën me 28 për qind, është rritur kreditimi për ekonominë dhe shumica e tyre për biznesin. Shqipëria është një vend i vogël, por është e vendosur në një rajon të ekonomisë së lirë, të marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë nga Kroacia në Moldavi. Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Turqinë që i jep ndihmë të madhe kompanive perëndimore, që importojnë lëndën e parë nga Turqia për prodhimet e tyre dhe të cilat kanë si destinacion tregun europian. Kjo do të thotë 12.5 % taksë më të ulët për ta. Ne i përmbahemi me forcë rritjes së stabilitetit makroekonomik. Investimet e huaja u rritën me 87 % më shumë në 2007 krahasuar me 2006, ishte 3 herë sa mesatarja e 8 viteve, në 2006. Vitin e kaluar në banka dhe telekomunikacion ne kemi patur më shumë investime se sa vitin e mëparshëm. Shqipëria është një vend i vogël me një potencial të jashtëzakonshëm në turizëm, 400 km brigje të paeksploruara dhe më të bukurat në zonën e Mesdheut. Shqipëria ka pasuri të mëdha hidrike. Kompani të mëdha europiane nga Norvegjia në Izrael kanë projekte për ndërtimin e HEC-eve në vendin tim. Të gjithë lumenjtë nga Vjosa deri në lumnejtë e Alpeve kanë ngjallur një interes shumë të madh për investitorët. Ju e dini që ne jemi një vend shumë i pasur në minerale, i treti ose i katërti në botë për rezervat e kromit, por jemi më të pasur me nikel dhe shumë të pasur në hekur. Lajme shumë të mira kemi për rezervat e naftës. Një interes shumë i madh po shfaqet për portet tona. Ju e shikoni se korridori Durrës-Prishtinë dhe që ndoshta do të përfundojë më vonë në Nish ka rritur në mënyrë të jashtëzakonshme rëndësinë e porteve tona. Ka me dhjetëra projekte të paraqitura për porte të reja në Vlorë, Shëngjin, Durrës, Porto Romano, sepse ky korridor i bën portet tona më të afërtit me një rajon më të madh nga Sofja në Novi Pazar. Çdo ditë në zyrën time unë takoj investitorë. Të gjithë janë shumë entuziastë, unë jam shumë i bindur se investimi në Shqipëri është një histori fitoj-fitoj. Kjo është arsyeja që unë jam shumë mirënjohës për vëmendjen tuaj për të investuar në vendin tim dhe unë ju siguroj se qeveria ime mbështet fuqishëm përpjekjet tuaja.

Fjala e Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha në seancën e djeshme të samitit të Crans Montanës
 Nga Sali Berisha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›