Berisha: Shqipëria po rreshtohet fort në krahun avantgarde të vendeve perëndimore
Zotëri Kryeministër Berisha, mirë se erdhët në Euronews! A mendoni ju se Shqipëria është ende e diskriminuar në raport me lehtësirat e pajisjes me vizë dhe në këndvështrimin tuaj a mund të na bëni një krahasim të vendit që qeverisni me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor?
Sali Berisha: Mendoj se Serbia, është më e privilegjuar nga regjimi i liberalizimit të vizave sesa Shqipëria dhe kjo është një e vërtetë e dhumbshme dhe aspak realiste, por njëkohësisht është edhe arsyeja përse ne nxitojmë të shpejtojmë procesin e liberalizimit të vizave.
Kështu pra ju mendoni se Serbia në këndvështrimin tuaj mund të konsiderohet më e rrezikshme se Shqipëria?
Gjërat janë për t’u krahaasuar dhe duhen krahasuar. Por vendi im kurrë nuk ka bërë masakra dhe krime lufte, sikundër ka ndodhur me vendet e tjera të përfshira në masakra dhe krime lufte në rajonin e Ballkanit.
A mendoni edhe ju se është e vështirë, madje e pamundur të krahasoni krimet e luftës me krimin e organizuar?
Askush nuk mund të ketë ndonjë iluzion për të bërë përqasjen e tmerreve të krimeve të luftës, ndonëse janë shumë të mëdha numerikisht. Mendoj se nuk mund të ketë kolona të përhershme të krimit të organizuar, kudoqoftë. Krimi i organizuar veçanërisht ai në Ballkan, është në simbiozë e në marrëveshje të fshehtë me fuqi të pushtetshme, për arsye politike dhe përfitimesh financiare
Kështu, ju po thoni se krimi i organizuar, ka qenë gjeneruar nga konfliktet e shekullit të kaluar në Ballkan?
Kjo për mua është shumë e mundshme, ngaqë krimi i organizuar gjithmonë është bazuar në trafiqet e jashtëzakonshme dhe tejet të mëdha të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme, padyshim.
Sërish BE i konsideron të rrezikshme rreziqet që gjenerohen nga krimi i organizuar, si trafiku i qenieve njerëzore, drogave, etj
Përfundimisht nuk ka më krime lufte, por trafiqe kriminale dhe këto janë fenomene me rrezikshmëri të lartë, për çka në luftën kundër tyre vendi im ka bërë shumë. Mjafton të pyesni qeverinë italiane, a shkojnë e kapen me emigrantë ilegalë të nisur nga brigjet shqiptare. Jo, sigurisht që jo, se ne i kemi bllokuar, njekohësisht edhe sekuestruar skafet e shpejta që dikur lëviznin në ujërat tona (përdoreshin për trafikimin e qenieve njerëzore).
Por gjithashtu, a ndani edhe ju mendimin se ende ekzistojnë pengesa të rëndësishme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit?
Dy vjet e gjysmë më parë korrupsioni ishte sistemik në vendin tim, por ne zhvilluam një luftë shume të fortë për ta mposhtur atë. Fillimisht ne iu adresuam konfliktit të interesit dhe të situatave që e mbanin gjallë atë, kjo në mbarë administratën dhe qeverisjen. Askush më nuk mundet të qëndrojë në administratën që unë qeveris nëse gjendet në situatën e konfliktit të interesave dhe së dyti ne harruam disa kritere për zyrtarët tanë, sipas të cilave askush nuk mundet të përdorë paratë publike për përfitime personale, së treti ne kemi hartuar një kuadër të gjerë ligjor dhe e kemi bërë atë funksionale e efektivisht veprues në luftën për mposhtjen e korrupsionit. Dhe mund t’u them se kemi vendosur dhe po aplikojmë shpërblimin deri në masën 6 % me tendencë madje edhe ne rritje për të gjithë denoncuesit e fakteve dhe praktikave korruptive si dhe kemi krijuar kuadrin ligjor e kushtet për vënien në praktikë të sistemit të mbrojtjes së dëshmitarëve të krimevë të rënda
A jeni ju i frikësuar se krimi i organizuar i Kosovës mund të kontaminojë Shqipërinë?
Ka ekzistuar krimi në Kosovë, por qeveria e Kosovës si qeveria e një vendit të pavarur po e menaxhon në mënyrë tejet të efektshme luftën kundër krimit të organizuar në Kosovë dhe Shqipëri. Kësisoj pavarësia po bëhet një faktor themelor i ndihmës dhe stimulimit të luftës ndaj krimit të organizuar kudoqoftë ai
Në këndvështrimi tuaj a është Kosova një vend i vetëmjaftueshëm në planin ekonomik për të ekzistuar?
Kosova është shumë e pasur me minerale, madje mund të themi se është një nga rajonet me të pasura të Evropës
A mendoi se kjo ishte një arsye e mjaftueshme për ta shtyrë bashkësisë ndërkombëtare të kërkonte shkëputjen e Kosovës nga Serbia, thjesht për faktin e pasurisë së burimeve minerale, atyre gjeopolitike, e të tjera të ngjashme me to
Jo jo, nuk janë vetëm këto
A mos do të ishte vallë me mirë dhe më e leverdisshme që Kosova të qëndronte nën Serbi?
JO, jo dhe jo, bashkësia ndërkombëtare kurrë nuk ka menduar kësisoj, sikurse nuk ka menduar se përgjithmonë mund të mbajën në fuqi penalitete dhe embargon për Serbinë. Gjithçka ka ndodhur deri më tash është faji i Serbisë dhe jo i bashksësisë ndërkombëtare
A mendoni se NATO po lëviz më shpejt se BE në drejtim të politikave të zmadhimit e të zgjerimit, vecanërisht për vende të reja sikurse është Shqipëria?
Në këndvështrimin tim nuk ka asgjë më themelore dhe thelbërore për qytetërimin tonë sesa aleanca transatlantike dhe kjo nuk ka rrugë tjetër përveçse të zmadhohet.
Sipas jush aleanca është më e rëndësishme se BE?
Jo, nuk thashë këtë, por qytetërimi perëndimor është qytetërim dhe është qytetërimi i Evropës së Bashkuar
Cili është roli i Rusisë në Ballkanin Perëndimor? A ka atje Rusia ndonjë rol për të luajtur?
Ai rol që po luan Rusia është rol të cilin nuk duhet ta luajë një vend i madh në atë mënyrë, nëse dëshiron stabilitetin në Ballkan. Unë dyshoj që kjo të jetë mënyra më realiste e të vepruarit. Rruget e vjetra të të bërit të gjërave janë lënë pas dhe është bërë mirë që është vepruar kështu. Rusia mund të luajë një rol përfundimtar më të madh dhe më të favorshëm nëse do të përshtatej me situatat e reja
Meqenëse po flasim për këto qëndrime, a mendoni ju se Rusia po e ndihmon Beogradin?
Janë marrë shumë vendime në Beograd të cilat ndonëse me vështirësi, gjithsesi e kanë kundërshtuar pavarësinë e Kosovës